Rajoni

Dalin PAMJET/ Si u vra në mes të rrugës kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit, njerëzit vrapojnë me të katra

Siç duket edhe nga pamjet e marra nga një kamera sigurie, Ljubomir Markoviç ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur ndaj tij është qëlluar me 6 plumba.
Featured image of article: Dalin PAMJET/ Si u vra në mes të rrugës kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit, njerëzit vrapojnë me të katra Ljubomir Markoviç

SERBI– Mediat serbe kanë publikuar videon e ekzektimit të tifozit ultras të Partizanit të Beogradit, i cili u vra disa ditë më parë.

Siç duket edhe nga pamjet e marra nga një kamera sigurie, Ljubomir Markoviç ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur ndaj tij është qëlluar me 6 plumba, nga një makinë e cila u largua nga vendngjarja me shpejtësi marramendëse. 

Ngjarja ndodhi ditën e premte, kur një person i ka marrë jetën liderit të grupimit “Alcatraz” për motive që ende nuk bëhen të ditura. Markoviç ka qenë dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit të këtij vendimi, Markoviç u dënua me 13 vjet heqje lirie. Pas lirimit nga burgut kreu i tifozëve lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit.

Ai njohej edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, një nga tre vëllezërit Vavic, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz” dhe ishin dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme.
(k.m/dosja.al)

Shto Koment