Aktualitet

Dalin PAMJET! Sekondë pas sekonde, si u vra Klodian Rasha, polici kapërceu gardhin ta ndalonte por u rrëzua…MOMENTI kur u shtri në tokë

Featured image of article: Dalin PAMJET! Sekondë pas sekonde, si u vra Klodian Rasha, polici kapërceu gardhin ta ndalonte por u rrëzua…MOMENTI kur u shtri në tokë Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon ekskluzivisht fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.

Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore. Fotografia e parë tregon efektivin e policisë që vrapon në trotuarin përballë rrugës ku më pas u qëllua Klodian Rasha.

Më tej efektivi sipas materialeve që disponon Anila Hoxha, kapërcen rrugën dhe bordurën e hekurt për t’i ndërprerë rrugën Klodianit, i cili sipas përshkrimit në fashikull përpiqet të fshihet pas pemëve, teksa polici ngre dorën duke paralajmëruar me një armë në dorë.

Ky detaj ilustrohet nga ekspertët e kriminalistikës duke përshkruar në çdo frame lëvizjen e policit e nga ana tjetër edhe lëvizjet e të riut që është ekspozuar me rreth të verdhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fotografinë e radhës polici i cili kapërcen gardhin tenton ta ndalojë Klodianin duke e kapur në trup, por më pas rrëzohet. Dhe fotografitë tregojnë sipas Anila Hoxhës se si sipas ekspertëve Nevaldo Hajdari mbasi është rrëzuar përtokë, pozicionohet në të ndenjura dhe duke mbajtur në dorën e djathtë, një armë qëllon ndaj të riut.

Fotografia e fundit e tregon Klodianin të gjallë në çastet e fundit të jetës teksa vrapon dhe qëllohet pas shpine për tu rrëzuar në hyrje të banesës , ku dhe shfaqet fillimisht duke vënë dorën në ije dhe pastaj bie në gjunjë i pajetë, sipas Anila Hoxhës.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment