Aktualitet

Dalin pamjet nga terrori në Jalë, njerëzit vrapojnë e ulërasin. Policia hesht: S’gjetëm gëzhoja

Dhe pse pamjet tregojnë që të gjithë të pranishmit, vrapojnë që të largohen sa më shumë ose të fshihen, Policia e Vlorë ka heshtur.
Featured image of article: Dalin pamjet nga terrori në Jalë, njerëzit vrapojnë e ulërasin. Policia hesht: S’gjetëm gëzhoja Foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Nga sherri i ndodhur mbrëmë në Jalë, është publikuar dhe një video. Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, shihen njerëzit që vrapojnë dhe ulërasin nga frika se mos dëgjohen të shtëna të tjera.

Po kjo media bënë me dije se  ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur në këtë vend, në “Folie Marine”, që është shumë i frekuentuar nga të rinjtë.

Dhe pse pamjet tregojnë që të gjithë të pranishmit, vrapojnë që të largohen sa më shumë ose të fshihen, Policia e Vlorë ka heshtur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë shkuar në vendngjajre, por nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë dhe ndaj nuk kanë nisur asnjë hetim. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur, pasi kur kanë shkuar ata në Jalë, s’kishte asnjë shenjë.

Të shtëna me armë dhe terror në Jalë. Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur pas mesnate. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur, Folie Marine. Policia e Vlorës mohon të ketë ndodhur: S’gjetëm asnjë gëzhojë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment