Aktualitet

Dalin pamjet nga banesa në Pogradec, ku djali i preu kokën nënës, familjarët hapin dyert e mortit: 70-vjeçarja ishte “shpirt njeriu”

VIDEO
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë njëkatëse në fshatin Buçimas. Famijarët kanë hapur dyert e mortit.
Featured image of article: Dalin pamjet nga banesa në Pogradec, ku djali i preu kokën nënës, familjarët hapin dyert e mortit: 70-vjeçarja ishte “shpirt njeriu” Banesa ku ndodhi krimi i rëndë

POGREDEC- Dalin pamjet e banesës në Buçimas të Pogradecit, ku ditën e djeshme 44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau nënën e tij. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Report Tv, banesa ku ndodhi krimi i rëndë është një katëshe, e cila përpara ka një oborr të vogël. Në oborrin e saj janë reshtuar disa karrige, ku pritet të ulen personat që do shkojnë për ngushëllim.

Ndërkohë, familjarët kanë hapur dyer e mortit dhe me lot në sy shprehen se 70-vjeçarja ishte “shpirt njeriu”. Ata tregojnë se për të kishte respekt gjithë fshati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi fillimisht tentoi të vriste vajzën e tij, pasi kjo e fundit kalonte kohën me telefon. Në këto momente ndërhyri nëna e tij, për të mbrojtur mbesën. Vajza mundi të largohej nga banesa, ndërsa 44-vjeçari i preu kokën me thikë 70-vjeçares dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak.

J.V/Dosja.al

Shto Koment