Aktualitet

Dalin PAMJET/ Ky është momenti kur Beniamin Bezhani që u vra në Vlorë nxirret i vdekur nga makina, motivet që mund t’i kenë marrë jetën

VIDEO
Mësohet se hetimet janë fokusuar tek e shkuara e të riut, pasi ai ishte dënuar me burg për trafik droge në Itali. Pikërisht përplasjet për çështje droge, dyshohet të jenë bërë shkak për vrasjen e Bezhanit.
Featured image of article: Dalin PAMJET/ Ky është momenti kur Beniamin Bezhani që u vra në Vlorë nxirret i vdekur nga makina, motivet që mund t’i kenë marrë jetën Beniamin Bezhani dhe momenti kur nxirret nga makina
Përditësuar:

VLORË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur 27-vjeçari që u ekzekutua një natë më parë në Dukat të Vlorës, nxirret i vdekur nga makina e tij. Siç shihet dhe në video, i riu i ndjerë, hipet mbi barrelë dhe futet në makinën tjetër.

Por çfarë e çoi Beniamin Faslliu Bezhanin drejt vdekjes?

Mësohet se hetimet janë fokusuar tek e shkuara e të riut, pasi ai ishte dënuar me burg për trafik droge në Itali. Pikërisht përplasjet për çështje droge, dyshohet të jenë bërë shkak për vrasjen e Bezhanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të riut iu gjet dhe një armë në makinë, gjë që tregonte mjaft qartë se ai po ruhej. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar. Beniamin Faslliu Bezhani u vra me armë zjarri në aksin Orikum-Llogara brenda makinës së tij, teksa po kthehej në shtëpi pasi sapo kishte lënë të fejuarën në banesën e saj.

Autorët e atentatit e kanë ndjekur dhe kanë nisur që të qëllojnë drejt makinës së tij, e cila ka marrë dhjetra plumba. Tetë prej tyre kanë kapur 27-vjeçarin në trup duke e lënë të vdekur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment