Showbiz

Dalin PAMJET/ Kejvina Kthella po jeton në vilën luksoze të Seven Saraqit në SHBA, reperi e strehoi modelen pas ndarjes me të rrezikshmin nga Kruja

Të dy kanë postuar në Instagram, “story” me pamje nga e njëjta vilë ku edhe janë mbyllur për të kaluar së bashku karantinën.
Featured image of article: Dalin PAMJET/ Kejvina Kthella po jeton në vilën luksoze të Seven Saraqit në SHBA, reperi e strehoi modelen pas ndarjes me të rrezikshmin nga Kruja Kejvina Kthella dhe Seven Saraçi

SHBA– Mesa duket gjërat janë bërë serioze mes reperit Seven Saraçi dhe modeles Kejvina Kthella. Duket se të dy janë duke jetuar në vilën e Seven në Los Angelos në Amerikë duke nisur kështu edhe bashkëjetesën.

Të dy kanë postuar në Instagram, “story” me pamje nga e njëjta vilë ku edhe janë mbyllur për të kaluar së bashku karantinën. Mesa duket modelja e ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë, me Rejdan Rrajën, i cili ende ndodhet në burg në pritje të gjykimit pasi akuzohet se autori i atentatit të prokurorit Arjan Ndoja.

Prej pak kohësh, në rrjet po qarkullojnë fjalë të shumta se dyshja janë tashmë duke shijuar një romancë. Gjithçka nisi pasi vetë reperi Saraqi, publikoi video ku shihej krah Kjevinës. Dyshimet u shtuan pasi këngëtari i fshiu këto video, si për të dashur të fshehë atë ç’ka vërtetë nënkuptonin pamjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kejvina Kthella u vu për disa muaj në fokus të mediave, pasi iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rraja aktualisht ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet për atentatin ndaj Porkurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku mbeti I vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Ishin përgjimet për krimin në fjalë që zbuluan lidhjen e Kejvinës me Redjanin, me anë të mesazheve që dyshja shkëmbente, por tashmë siç duket ka dalë në skenë reperi Seven Saraqi. Këngëtari tashmë e ka larguar modelen nga djemtë e fortë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment