Aktualitet

Dalin PAMJET/ Ja vendi ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Bujar Lika, mbetën dhe dy persona të plagosur

VIDEO
Të plagosur në të njëjtin vend ka mbetur 53-vjeçari Paulin Gjergji dhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Dalin PAMJET/ Ja vendi ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Bujar Lika, mbetën dhe dy persona të plagosur Pamje nga vendi i ngjarjes

LAÇDosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku u vra me armë zjarri biznemeni Bujar Lika. Siç shihet edhe në video, hoteli ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni 37-vjeçar Bujar Lika.

Të plagosur në të njëjtin vend ka mbetur 53-vjeçari Paulin Gjergji dhe 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme dhe tronditi gjithë Kurbinin. Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, krimi ndodhi rreth orës 22:17.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në  Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë  dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe po bëhet krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.  

(f.m/dosja.al)

Shto Koment