
SHKODËR– Personat që po shihni në foton e mëposhtme janë dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, që janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për ekzekutimin me 30 plumba kallashnikovi të Ridvan Ramazanit (Hyseni). Edhe pse kanë më shumë se 3 ditë të shpallur në kërkim, të dy ende kërkohen kudo pasi dyshohet se kanë mundur të largohen nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.
Policia e Shtetit ka nisur negociatat edhe me familjarët e tyre, duke i kërkuar që të ‘lobojnë’ që dy vëllezërit të vetëdorëzohen.

Ridvan Ramazani (Hyseni) u gjet i pajetë mw 28 nëntor, në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti, brenda makinës së tij. Duel dhe Hydajet Muhamedaj rezultojnë të jenë nipat e Gëzim Muhamedaj, personit që në vitin 1993 ekzekutoi me armë zjari efektivin e forcave RENEA, Arben Ujka dhe dajat e Bajram alias Barush Bregut. Ky i fundit njihet si person i afërm me Ibrahim Licin.
(k.m/dosja.al)