Aktualitet

Dalin FOTOT dhe EMRAT/ Ky është çifti që u vetëhelmua pesë ditë pasi u martuan, nusja vdiq në spital

Mësohet se Rezarta dhe Olsi Hajdari janë vetëhelmuar në banesën e tyre në Gjyrë të Librazhdit, për arsye që ende nuk janë të qarta, ndërkohë që vetëm të dielën që sapo kaloi zhvilluar ceremoninë e martesës. 
Featured image of article: Dalin FOTOT dhe EMRAT/ Ky është çifti që u vetëhelmua pesë ditë pasi u martuan, nusja vdiq në spital Olsi dhe Rezarta Hajdari
Përditësuar:

LIBRAZHDDosja.al ka zbardhur emrat dhe ka siguruar fotot e çiftit që vendosën të vetëflijoheshin pesë ditë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Mësohet se Rezarta dhe Olsi Hajdari janë vetëhelmuar në banesën e tyre në Gjyrë të Librazhdit, për arsye që ende nuk janë të qarta, ndërkohë që vetëm të dielën që sapo kaloi zhvilluar ceremoninë e martesës. 

Nusja 19-vjeçare është gjetur e pajetë në banesë, ndërsa 27-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasnait, ku dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olsi dhe Rezarta kanë ndërmarrë vendimin e rëndë vetëm pesë ditë pasi ishin betuar për lumturi të përjetshme.  Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që i ngjason historisë së Romeos dhe Zhuljetës, nuk dihen ende.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment