Kulture

Dalin fotografitë e rralla të Mbretëreshës Geraldinë, Princi: Gjyshja, gjithmonë ju ka pasur në zemër

Titulli i ekspozitës “Trëndafili i Bardhë” është huazuar nga një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re.
Featured image of article: Dalin fotografitë e rralla të Mbretëreshës Geraldinë, Princi: Gjyshja, gjithmonë ju ka pasur në zemër Mbreti Zogu i I dhe Geraldina

“Trëndafili i bardhë Geraldinë” është ekspozita fotografike e çelur sonte në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë ka në qendër jetën edhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, Mbretëreshës së Shqiptarëve. Në vitin 1937, kontesha Geraldina Apponyi, e cila njihej si “Trëndafil i bardhë” vjen më Tiranë edhe vendoset në Pallatin Mbretëror.

Titulli i ekspozitës “Trëndafili i Bardhë” është huazuar nga një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegény e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës) që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit.

Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj. Kjo solli themelimin Virág Egylet Zebegény (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegény), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i “republikës” mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin “Luledielli” si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt “Trëndafili i Bardhë”.

Gjatë çeljes së ekspozitës Princ Leka u shpreh “U jam shumë mirënjohës, gjyshja ime ka mbajt gjithmonë Hungarinë edhe Shqipërinë në zemër gjatë ekzilit. Me gjithë jetën e vështirë që pati ajo diti që gjërat ti trajtonte me dashuri. Shpesh ndodh që historia më shumë na përçan se na bashkon, por është një vlerë për kombin kur kemi figura të tilla, për këtë jam shumë krenar” tha ai. Ekspozita vjen si bashkëpunim i Muzeut Kombëtar të Hungarisë dhe Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, ndërsa të pranishëm ishin shumë personalitete dhe politikanë, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha.

Marrë nga Shqiptarja.com

(k.m/dosja.al)

Shto Koment