Aktualitet

Dalin EMRAT/ OFL nis kërkesat me shkrim për deklarimin e pasurisë 4 shtetasve

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve.
Featured image of article: Dalin EMRAT/ OFL nis kërkesat me shkrim për deklarimin e pasurisë 4 shtetasve OFL

TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit vijon punën në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mirald Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Dalin EMRAT/ OFL nis kërkesat me shkrim për deklarimin e pasurisë 4 shtetasve

  1. I paska dale ‘frika’ kesaj shoqes se OFL?! I paska hequr syzet e zeza. Apo do ta bejne ministre?

Shto Koment