BotaDiaspora

Dalin detaje nga arrestimi i shqiptarit i cili furnizoi me armë sulmuesin në masakrën e Nicës, jetonte i pashqetësuar në qendër të Sparanise

Elezi jetonte në qendër të Sparanise, në një apartament në rrugën Solimene, me bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, dhe punonte si punëtor krahu në agrikulturë, si pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij që jetojnë prej vitesh në komunën e Kazertanos.
Featured image of article: Dalin detaje nga arrestimi i shqiptarit i cili furnizoi me armë sulmuesin në masakrën e Nicës, jetonte i pashqetësuar në qendër të Sparanise pamje nga masakra e nices

ITALI- Ditën e djeshme u arrestua një shqiptar në Itali i identifikuar si Endri Elezi, i akuzuar si ndihmë i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i atentatit terrorist të ndodhur më Nisë të Francës më 14 korrik 2016, ku humbën jetën 86 persona.

Sipas mediave italiane, Elezi jetonte i pashqetësuar në Sparanise të qytetit italian të Kazertas.

Elezi jetonte në qendër të Sparanise, në një apartament në rrugën Solimene, me bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, dhe punonte si punëtor krahu në agrikulturë, si pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij që jetojnë prej vitesh në komunën e Kazertanos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai u arrestua pikërisht në momentin kur po shëtiste me të birin në rrugë.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku i Sparanise i cili thotë se Elezi që ishte në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua ditën e djeshme, nuk bënte asgjë për tu fshehur nga policia.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment