Sport

Dalin datat për merkaton e verës: Premier League e nis e para, Gjermania e mbyll e para!

Gjermania do të mbyllë merkaton më 31 gusht, ndërsa Franca e Anglia do të jenë të hapura deri më 1 shtator
Featured image of article: Dalin datat për merkaton e verës: Premier League e nis e para, Gjermania e mbyll e para! Foto ilustruese

Me pandeminë koronavirus, rregullat e lojës në futboll kanë ndryshuar. Merkatoja e verës ka afate të ndryshme, krahasuar me vitet e kaluara.

Gazeta “El Mundo Deportivo” ka zbuluar se kur do të hapet merkatoja në pesë ligat kryesore të Europës. Kështu, Premier League dhe Ligue 1 do të jenë dy vendet e para që do të hapin merkaton, duke filluar më 10 qershor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Spanja dhe Gjermania do të nisin transferimet më 1 korrik, pra rreth 20 ditë më vonë. Gjermania do të mbyllë merkaton më 31 gusht, ndërsa Franca e Anglia do të jenë të hapura deri më 1 shtator.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment