Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se SHBA ka shpallur “non grata” ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ky është një lajm i mirë, por një lajm i keq për të është se Dako nuk është prapa hekurave.
Më tej numri një i opozitës tha se Dako “nuk është thjesht një politikan i korruptuar, por dhe pjesë e krimit të organizuar”.
REAGIM I PLOTË
Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.
Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vamgjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.
Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës.
Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Dakon, edhe kur gazeta gjermane BILD tregoi bashkëpunimin direkt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.
Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët.
Vangjush Dako, kryetari në ikje i Bashkisë Durrës, nuk do të ketë më mundësi të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është lajmi që bëhet publik nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhet se vendimi për Dakon, përfshin edhe anëtarët e familjes së tij.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, ka dhënë mbështetjen e plotë për Erion Veliajn, teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak të Tira...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës tha se çështja e Teatrit Kombëtar, duke theksuar edhe një her...
TIRANË- Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e betimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për ndërti...
TIRANË- Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e betimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Rama u tha këshilltarëve t...
TIRANË– Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 30 qershor janë betuar sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ...
TIRANË- Mirela Kumbaro që kur u shkarkua nga posti i minsitres së Kulturës, u tërhoq nga politika e zhurmshe dhe vijoi me koordinimin e struktruave në qark...
TEPELENË- Tërmet Peçi ka nisur sot rrugëtimin për mandatin e Trete. Peçi drejton Bashkinë Tepelenë dhe sot është betuar para Këshillit Bashki...
POGRADEC- Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dërgimi i policisë në dyert e biznesit është akt kriminal, njësoj si çdo politikë fiskale dhe ekonomike q...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në Facebook, i është përgjigjur deklaratave të Ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, i...
KAVAJË- Kreu i ri i Bashksië Kavajë, Redjan Krali ka shkuar në zyrë pas betimit në Prefekturë. Nga ana tjetër në godina ka qenë e bllokuar nga simpatizantë...