
KOSOVË– Moderatorja Dajana Shabani ka qenë e ftuar në emisionin “Kojshia Show” ku edhe ka folur për jetën e saj private.
Në fjalën e saj, Dajana u shpreh se në jetë i kishte lënë ajo meshkujt dhe asnjëherë nuk ishte braktisur nga ta, duke nënkuptuar dhe ndarjen nga i dashuri boksier, Kamer Maloku.
Shiko minutën e 7-të
“Portalet më kanë ndarë, më kanë lidhur, më kanë ndarë. Kam vendosur që çdo gjë timen private nuk do ta tregoj më. Jam krenare për dy gjëra: më kanë dashur fort dhe se në jetë nuk më ka lënë njeri, por veç kam lënë,”-tha ajo në emision.
Lidhur me deklaratën e saj ka reaguar edhe boksieri, i cili i ka kthyer përgjigje një komentuesi që e pyeste lidhur me jetën e tij personale.

PYETJE: Pse je ndarë prej Dajanës, ishit çift fantastik?
Kamer Maloku: Sqarim për të gjithë, masi që kam shumë mesazhe me këtë pyetje! Portalet na ndanin çdo ditë që të klikohen, unë o rri si duhet, o ndahem përgjithmonë. Më e reja është: mua më dërguan disa miq video nga një emision ku ishte Dajana live, aty e mora vesh që unë kisha qenë me të, por jo ajo me mua.
Mesa duket çifti i ka dhënë fund lidhjes, pas disa muajsh që shprehnin hapur marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale.
(k.m/dosja.al)