Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANE – Nesër Partizani luan “finalen e radhës” për fitimin e titullit. Të kuqtë sfidojnë në “Elbasan Arena” skuadrën fierake të Apolonisë, që tashmë është thuajse pa shpresa për qëndrimin në Superiore. Gjithsesi, trajneri i të kuqve, Ilir Daja, në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, deklaroi se e vlerëson kundërshtarin, që në betejën e fundit mes dy skuadrave, ka “rrëmbyer” një barazim.
Post-Laçi? “Atmosfera ka qenë e mirë sepse në ndeshjen e fundi kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, duke llogaritur një gol të mohuar dhe një penallti të pa dhënë, në minutën e 94-t. Duke parë në vazhdimësi ndeshjen, kemi bërë gjithçka mirë për ta fituar atë sfidë.
Nuk kemi probleme me dëmtimet, Albani (Hoxha) është kthyer këtë javë dhe është stërvitur bashkë me portierët e tjerë nën drejtimin e Ilir Bozhiqit, kështu që nesër jemi gati dhe me kontigjent të plotë për ndeshjen me Apoloninë”.
Kundërshtari? “Gjërat ndryshojnë si për ne, si për ata. Janë dy raste të përsëritura, sepse kemi barazuar në Fier dhe atje na është mohuar një gol i rregullt, sipas specialistëve të moviolës dhe pamjeve filmike. Nesër nuk nisemi nga fakti që Apolonia na ka marrë pikë në ndeshjen e fundit. Do e vlerësojmë kundërshtarin në maksimum, do të vazhdojmë ecurinë pozitive si me lojëra, edhe me rezultat sepse tani nuk lejohet asnjë gabim”.
Golat e shumtë? “Kemi qenë ekipi që ka shënuar më shumë, megjithëse këtë fakt shumë specialistë në Shqipëri nuk e citojnë këtë. Ajo që ka ndryshuar është fakti që më parë kemi shpërndarë golat edhe me repartin e mesfushës apo në goditjet standarde me mbrojtësit, si Bitri dhe Belica. Në katër javët e fundit, me rikthimin e Junior pas dëmtimit dhe infektimit, kemi bërë të mundur që treshja e sulmit të shfaqet më shumë para portës dhe gëzohemi që të tre kanë shënuar rregullisht. Në tre ndeshjet e fundit kemi mesatare me tre gola për ndeshje dhe pjesa më e madhe është shënuar nga sulmuesit tanë, që posedojnë cilësi të mëdha”.
Largimi i brazilianit? “William Cordeiro Melo? Si trajner i Partizanit, më duhet të përshëndes kontributin që ka dhënë në këtë vit, kur unë kam qenë në drejtim. Ka pasur probleme edhe me dëmtimet sepse e ka nisur fazën përgatitore i ndarë nga grupi. Është rikthyer, ka bërë shumë mirë dhe ka dhënë kontributin e tij që Partizani të mbajë pozicionet e sipërme të renditjes, por sigurisht çdo lojtar i Partizanit duhet të pranojë edhe vendimin e stafit sepse nuk pritet që çdo lojtar ta ketë të garantuar vendin në formacion. Kjo ndoshta ka sjellë largimin e parakohshëm të tij me klubin sepse ishte vendimi i tij për t’u larguar dhe klubi u dakordësua me vendimin e tij”.
Rivalët? “E kemi ndeshjen në të njëjtin orar me Vllaznia-Teuta dhe nuk e mendojmë këtë sfidë. Duke qenë se ne duam që futbolli të jetë korrekt dhe të fitojë më i miri, edhe unë do qëndroj në të njëjtën linjë. Duam që te kundërshtarët tanë të fitojë ai që punon më shumë dhe e meriton dhe të mos i mohohen, ashtu siç na janë mohuar edhe ne disa pikë gjatë gjithë zhvillimit të kampionatit. Dje kemi pasur një bisedë pas analizës së ndeshjes së fundit në Laç. Kemi thënë se nuk duhet të krijojmë alibi, pavarësisht se është fakt që golat kanë qenë të rregullt. Nëse do tërhiqem do i bënim dëm vetëm sakrificave tona gjatë gjithë këtij edicioni. Të shtojmë përqendrimin dhe frymën e ekipit, që të pozicionohemi atje ku dëshirojmë të gjithë”.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODER – Nesër në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00, në kuadër të javës së 31-të të Superiores, luhet një nga ndeshjet më të forta të javës,...
ANGLI – Mbrojtësi Virgil van Dijk është larguar nga futbolli, që nga 17 tetori, pas dëmtimit të pësuar nga përplasja me portierin Jordan Pickford të Evertonit, ...
JAPONI – Andres Iniesta u kthye për të luajtur dje me Vissel Kobe në fitoren 3-0 kundër Sanfrecce Hiroshima, në javën e 13-të të J-League japoneze. Spanjolli 36...
MILANO-Ka patur tension në Milanello pak para ndeshjes së Milan-it kundër Benevento-s.Një grup ultrasësh kërkuan një takim me portierin Gigio Donnarumma.Nga sa ...
MILANO– Pas dy humbjeve rradhazi, Milan rikthehet tek suksesi. Në javën e 32-të të Serisë A kuqezinjtë mposhtën Beneventon me shifrat 2-0. Golat u shënuan...
MILANO-Inter, praktikisht kampion i Italisë. Skuadra zikaltër ftoi 0-2 në fushën e Crotones dhe do ta fitonte zyrtarisht trofeun në rast se Sassuolo i merr pikë...
KOSOVE – Largimi i Klodian Duros nga pankina e Feronikelit, në njëfarë mënyre ishte paralajmëruar një javë më parë nga një punonjës i siguritisë së klubit, i ci...
SPANJË– Piloti i Hondas, Marc Marquez rrezikon jetën. Sezonin e kaluar spanjolli humbi mbrojtjen e titullit kampion për shkak të frakturës që e la ja...
ITALI- Në javën e 32-të të Serisë A, Inter bën detyrën përballë Crotones duke triumfuar me shifrat 2-0. Një sukses i tillë bën që skuadra zikaltër do të presë r...
SPANJE – Gjyqtari 34-vjeçar Rubén Ávalos Barrera, i lindur në Igualada pranë Barcelonës, pjesë e kolegjiumit katalanas, bëhet gjyqtari i parë, në k...