Sport

Daja i kënaqur me rritjen e skuadrës, Kolela i zhgënjyer nga mungesa e reagimit

“Mendoja se ekipi do të bënte më tepër, gjë që nuk ndodhi. Ndaj një skuadre të fortë si Partizani, duhet ta bëjmë diçka të tillë, pasi nuk të falin”
Featured image of article: Daja i kënaqur me rritjen e skuadrës, Kolela i zhgënjyer nga mungesa e reagimit
Përditësuar:

FIER – Në kuadër të javës së 4-t të kampionatit, Partizani fitoi me rezultatin e pastër 0-3 në Fier ndaj Apolonisë. Pas ndeshjes, trajneri i “të kuqve” Ilir Daja, u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve, në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli”.

“Kemi luajtur 3 nga 4 ndeshjet e para në kampionat, në transfertë, ndaj na vjen mirë që jemi treguar të konsoliduar në fazën mbrojtëse. Megjithatë duhet të theksoj se fakti që nuk pësojmë shpjegohet me angazhimin dhe sakrificën e të gjithëve në fazën mbrojtëse. Sot kemi vuajtur pak në fillim, por pas minutës së 25-të kemi bërë mirë dhe kemi krijuar shumë raste shënimi. Jam i kënaqur, pasi skuadra vijon të rritet dhe të konsolidohet nga ndeshja në ndeshje,”- deklaroi ndër të tjera trajneri Ilir Daja i Partizanit.

Ndërsa trajneri italian i Apolonisë, Xhovani Kolela, në intervistën për emisionin “Gol pas Goli”, pranoi se Partizani ka reaguar më mirë dhe e meritoi fitoren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sigurisht që më vjen keq për humbjen, por Partizani arriti që ta meritojë këtë fitore. Ne e nisëm mirë ndeshjen, por nuk arritëm të bënim diçka. Më vjen keq që nuk reaguam pas golit të pare. Jam disi i zhgënjyer për këtë. Një skuadër mund të pësojë gol edhe nga goditja e dënimit, por mendoja se ekipi do të bënte më tepër, gjë që nuk ndodhi. Ndaj një skuadre të fortë si Partizani, duhet ta bëjmë diçka të tillë, pasi nuk të falin”,- shëreh trajneri i fierakëve Kolela, pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment