Showbiz

Dafina Zeqiri bën ndryshimin drastik, shfaqet si asnjëherë më parë tullace (FOTO)

Dafina ka treguar se nuk e ka problem të eksperimentojë deri në ekstrem,  edhe pse për shumë vajza mundë të jetë problem.
Featured image of article: Dafina Zeqiri bën ndryshimin drastik, shfaqet si asnjëherë më parë tullace (FOTO) Këngëtarja Dafina Zeqiri

Në pritje të publikimit të projektit më të fundit  vjen dhe ndryshimi drastik i këngëtares Dafina Zeqirit.

Sjellim në vëmendje se këngëtarja njihet si një ndër artistet që në çdo dalje eksperimenton me stilin e saj.  Në ndryshimin e fundit këngëtarja ka guxuar si asnjëherë më parë.  Këtë e ka treguar në fotot dhe videot e publikuara së fundmi  në profilin e saj ne Instagram, në të cilat duket se ka rruar flokët.

Dafina ka treguar se nuk e ka problem të eksperimentojë deri në ekstrem,  edhe pse për shumë vajza mundë të jetë problem. Këngëtarja  ka treguar se i pëlqen estravaganca dhe në çdo klip vjen ndryshe dhe trendy për fansat e saj.

Ky stil vjen dhe si një trend nga artistet e njohura në botë si, Rihana dhe Miley Cyrus që e kanë provuar më parë.

Këngëtarja nuk ka zbuluar asgjë nga projekti i fundit veç pamjes së re, ku duket mjaft interesante

Këngëtarja Dafina Zeqiri bashkë me stilisten DrenushaXharra

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment