Showbiz

“Njeri me dy fytyra”/ Dafina flet për sherrin me Tunën, merr fajet përsipër: Kishim gabimet tona, ndikuan shumë njerëz….

E ftuar në emisionin “NIN”, në rubrikën “Haje ose thuaje”, Dafi u shpreh se të dyja kanë pasur gabimet e veta, por që tashmë janë shumë mirë.
Featured image of article: “Njeri me dy fytyra”/ Dafina flet për sherrin me Tunën, merr fajet përsipër: Kishim gabimet tona, ndikuan shumë njerëz…. Dafina Zeqiri dhe Tuna
Përditësuar:

KOSOVË– Këngëtarja Dafina Zeqiri ka folur së fundmi për sherrin e bujshëm që ka pasur me kolegen e saj, Altuna Sejdiun, të njohur ndryshe si Tuna.

E ftuar në emisionin “NIN”, në rubrikën “Haje ose thuaje”, Dafi u shpreh se të dyja kanë pasur gabimet e veta, por që tashmë janë shumë mirë.

Është shumë normale për dy vajza self-made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë e gjatë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta, edhe unë gabimet e mia. Kemi qenë më të reja dhe kanë ndikuar shumë njerëz, kështu që sot jemi shumë mirë,”- u shpreh Dafina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dafina Zeqiri dhe Tuna, dikur ishin mikesha shumë të mira, madje bënë bujë me bashkëpunimin e tyre “Vibe” që u bë hit, para disa vitesh. Por, pak kohëe pas kësaj kënge, vajzat u zunë dhe nuk floën për disa vite me radhëe. Madje në një prej intervistave, Dafina e quajti Tunën, njeri me dy fytyra.

Tashmë, vajzat janë sërish mikesha.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment