Politike

“Çuni im s’ka as llastiqe, jo më pistoletë”, deputeti i PS-së i përgjigjet Berishës: Ka një javë që ka ndodhur, s’kam lidhje

  • Berisha nxjerr fotot: Djali i deputetit Bujar Çela rreh barbarisht të riun në Lushnje
  • Bujar Çela shton se personi i dhunuar ka bërë një denoncim bajat se është kërcënuar me pistoletë nga djali i deputetit, por ligjvënësi i PS thekson me tej se djali i tij “s’ka as llastiqe, jo më pistoletë”.
    Featured image of article: “Çuni im s’ka as llastiqe, jo më pistoletë”, deputeti i PS-së i përgjigjet Berishës: Ka një javë që ka ndodhur, s’kam lidhje Bujar Çela dhe Sali Berisha

    TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste të Lushnjës, Bujar Çela në një prononcim për “Panorama.al” ka folur për akuzat e publikuara nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili denoncon djalin e tij se ka dhunuar keq një qytetar para komisariatit të Policisë.

    Por, deputeti i PS, Bujar Çela thekson se djali i tij s’ka lidhje me ketë ngjarje dhe se ka qenë një konflikt mes çunash lagjeje. “Është ngjarje çunash nga ato që zihen çunat jo makina jote e re, jo imja e vjetër. Ti e pi kafen me Bujarin, unë e pi me një tjetër…’, thotë ai.

    Bujar Çela shton se personi i dhunuar ka bërë një denoncim bajat se është kërcënuar me pistoletë nga djali i deputetit, por ligjvënësi i PS thekson me tej se djali i tij “s’ka as llastiqe, jo më pistoletë”.

    Zoti Berisha ka publikuar një status në Facebook, ku pretendon se djali juaj ka rrahur në qytetar para komisariatit të Lushnjës? Jeni në dijeni të kësaj ngjarje?

    Nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë dhe nuk e di kush është ky statusi. Në emër të Berishës dhe Bujarit shkruhen shumë gjëra. Nuk besoj se ka një fakt të tillë. Unë di që është një histori çunat, që është midis tyre dhe s’ka lidhje fare. Është një djalë i keq ai që ka bërë këtë lloj sherri. Unë e kam kontaktuar dhe dajën e tij dhe të atin se jemi komshinj… Është ngjarje çunash nga ato që zihen çunat jo makina jote e re, jo imja e vjetër. Ti e pi kafen me Bujarin, unë e pi me një tjetër…Prsh..

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Zoti Berisha ju përmend djalin tuaj dhe juve personalisht?

    Unë s’e kam lexuar. Hera parë që e dëgjoj. Kjo histori ka një javë a më tepër. Është histori çunash lagjeje që s’ka lidhje as me Bujarin dhe as me rrahjen, asgjë tjetër.

    Ju thoni që s’ka lidhje me djalin tuaj dhe që s’ka ndodhur asgjë?

    S’ka asnjë lidhje, është një histori çunash, për të cilën unë jam interesuar dhe s’ka asnjë lidhje as me rrahje para komisariatit as më gjë. Biles ai çuni ka bërë një denoncim bajat si gajasmë sikur çuni im me pistoletë në dorë, por çuni im s’ka as llastiqe dhe jo më pistoletë. Se nuk është nga ata tipat e pistoletave . Kam komunikuar me komisariatin, bilës ata më morën me thanë di gjë, jo s’di gjë i thash unë. Me thanë që s’është gjë, por me thanë që ky djali ky që e ka bërë këtë lloj denoncimi.

    (Marrë nga Panorama.al)

    Shto Koment