Sport

Cungut i qan zemra për Vllazninë: Ekip amatoresk, nuk bëhen mbledhjet poshtë plepave me xhinse dhe bluza portokalli

Trajneri shkodran nuk e harron kurrë ish-skuadrën e tij, flet për problemin e pagave
Featured image of article: Cungut i qan zemra për Vllazninë: Ekip amatoresk, nuk bëhen mbledhjet poshtë plepave me xhinse dhe bluza portokalli Trajneri Cungu

Armando Cungu është trajner i Laçit, por zemra i rreh gjithmonë për Vllazninë. Ai jeton me problemet që kanë futbolldashësit e Shkodrës, vendlindja e tij, dhe shpesh argumenton tematikat e kuqebluve.

I ftuar në studion e “Fan Zone” në Supersport, tekniku shkodran ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen aktuale të Vllaznisë. “Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe ka ndikim te çdo dashamirës. Jam në krah të sportistëve. Nuk jam dakord me atë që po ndodh atje. Më ka ndodhur edhe mua e njëjta situatë. Pagat duhen dhënë në kohë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata janë bërë ekip amatoresk. Nuk mund të bjerë Vllaznia në atë nivel. Ka zyra klubi. Nuk mund të bëhen takimet nën pisha, nën plepa, me fanella portokalli, jeshile, me xhinse. Kriza kalon çdo ekip, por duhet t’i kalosh me dinjitet dhe personalitet. Ky nuk është boks. Ke një emblemë, një histori, një qytet, që kërkon seriozitet”, ka shtuar Cungu.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment