BotaShowbiz

Çudit Kanye West/ Përballë Trump, këngëtari kandidon për president të SHBA, Elon Musk i shpreh publiksht se do ta mbështesë

Nuk është ende e qartë nëse West e ka seriozisht me këtë ide që lindi krejt e pa pritur. Megjithatë ai është ende në kohë për ta bërë këtë zyrtare pasi afati për të shtuar kandidatët e pavarur në listën e fletëvotimit nuk ka përfunduar ende.
Featured image of article: Çudit Kanye West/ Përballë Trump, këngëtari kandidon për president të SHBA, Elon Musk i shpreh publiksht se do ta mbështesë Kanye West me Presidentin amerikan aktual, Donald Trump.

SHBA-Reperi amerikan, Kanye West, një mbështetës i Presidenti të SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar këtë të shtunë se do të kandidojë për president në vitin 2020, një sfidë kjo e dukshme kundrejt Trump dhe rivalit të tij demokrat, ish zëvendës presidentit, Joe Biden.

 “Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara.”- ka shkruar West në një postim në Twitter.

Nuk është ende e qartë nëse West e ka seriozisht me këtë ide që lindi krejt e pa pritur. Megjithatë ai është ende në kohë për ta bërë këtë zyrtare pasi afati për të shtuar kandidatët e pavarur në listën e fletëvotimit nuk ka përfunduar ende.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, janë mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump.   Kanye West ka njoftuar se po kandidon për president të Shteteve të Bashkuara, vetëm katër muaj para ditës së zgjedhjeve.

Fituesi 21-vjeçar i Grammy festoi Ditën e Pavarësisë me njoftimin në Twitter, i cili u prit me reagime të përziera dhe skepticizëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara! # 2020VISION.”- ka shkruar ai në Twitter.

Postimi i Elon Musk

Ndërkohë sa i përket këtij lajmi të papritur nga Kanye West, menjëherë ka reaguar edhe Elon Musk i cili i ka treguar publikisht mbështetjen e tij në këtë garë të fortë kundër Trump.

“Ke mbështetjen time të plotë.”- ka shkruar Musk.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment