"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Aktualitet
Çudia në qendrat shëndetësore, të sëmurët me Covid duhet të thyejnë karantinën për t’u mjekuar
19 Shtator 2020, 20:00Nga DOSJA
Çudira shqiptare. E ndërsa nga njëra anë parlamenti sanksionoi ndëshkime të forta ligjore për personat që janë të infektuar dhe dalin nga vetëizolimi, në anën tjetër janë strukturat shtetërore të shëndetësisë që u kërkojnë me detyrim të prekurve me koronavirus që të thyejnë karantinën. Kjo ndodh në Shqipëri dhe madje në mes të Tiranës.
Mjekja Entela Labaj në qendrën shëndetësore numër 4 në Tiranë u shpreh në një intervistë për Abc News se nëse një person është i infektuar me covid është i detyruar që të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në qendrën shëndetësore për të bërë sidomos një gjilpërë.
“Nëse është pozitiv atëherë ai është i detyruar që të vijë të bëjë sidomos septraksonin që është gjilpërë, duhet të vijë, ta bëjë, duke mbajtur 2 maska, 3 maska, është i detyruar që të vijë ta bëja septraksonin, sepse ajo është në protokoll, listën e barnave, janë gjëra me intramuskulare. Je i detyruar ta bësh.
Nëse ata gjejnë ndonjë person që mund t’u shkojë në shtëpi, që është i siguruar. Sepse ne këtu kur bëjmë injeksionet, personeli i injeksioneve, infermierja është e veshur komplet me veshjen anti-covid” tha Entela Labaj. Por në këtë mënyrë nëse i infektuari thyen karantinën duke dalë nga shtëpia rrezikon përhapjen e koronavirusit te personat e tjerë në makinë, rrugë dhe në qendrën shëndetësore.
Në Shqipëri mbi 4 mijë e 800 persona aktualisht janë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 90% e tyre trajtohen nga mjeku i familjes. Në gjashtë muaj epidemi të koronaviursit në vend mjekët e familjes në qendrën shëndetësore numër katër në Tiranë kanë ndjekur 225 të prekur. Aktualisht në mbikëqyrjen e mjekëve janë 58 persona.
TIRANË– Arbër Kotaj, i riu që është shpallur në kërkim për vrasjen e Idajt Dullës në Durrës është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj...
TIRANË– Prokurori Kolë Hysenaj ka dalë dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u përballur me procesin e Vettingut. Gjatë seancës dëgjimore, ...
FIER– Efektivë të shumë, forca të policisë kriminale, FNSH dhe ekipet e “Shqiponjave” kanë zbritur në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngr...
TIRANË– Fjolla Morina, këngëtarja që sot u vu në pranga rrezikon të dalë 54 vjeçe nga burgu. Sipas kodit penal për trafikimi të armëve të zjarrit, s...
SHQIPËRI– Arrestimi i Eldi Dizdarit, kapos së rrjetit të drogës “Kompania Bello” që zuri faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare, nxorri në pah edh...
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News24, se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por ...
TIRANË– Kolë Hysenaj është padyshim nëj magjistar, por që KPK-në nuk ka arritur ta bindë dot. Një tokë në Fikas, 1 mijë m2, ishte blerë nga prokurori Kolë ...
TIRANË– Fjolla Morina, këngëtarja që u vu sot në pranga rezulton se bën një jetë mjaft luksoze. Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj pa punë, duke qenë se të g...