Sport

Çudia në Itali/ Shkarkohet trajneri pasi ekipi i tij fitoi 27 me 0

Ky rezultat ishte fatal për trajnerin e kësaj skuadre nën moshën 18-vjeçare, pasi presidenti i klubit Paolo Brogelli vendosi ta shkarkonte për shkak të mos respektit që tregoi për kundërshtarët.
Featured image of article: Çudia në Itali/ Shkarkohet trajneri pasi ekipi i tij fitoi 27 me 0 Foto nga ndeshja në Itali

ITALI- Çudirat ndodhin në botën e futbollit, kësaj here në Itali. Massimiliano Riccini u shkarkua nga detyra e tij si trajner i klubit, Invictasauro, për faktin se udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitore të jashtëzakonshme 27-0.

Ky rezultat ishte fatal për trajnerin e kësaj skuadre nën moshën 18-vjeçare, pasi presidenti i klubit Paolo Brogelli vendosi ta shkarkonte për shkak të mos respektit që tregoi për kundërshtarët.

Ne jemi të habitur dhe thellësisht ndjejmë keqardhje kur dëgjuam se skuadra jonë Invictasauro ka mposhtur 27-0 Marina Calcio’’.

“Vlerat e skuadrave të reja janë më të mëdha sesa këto gjëra. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi në ndeshje”, tha presidenti i klubit, Paolo Brogelli.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment