Aktualitet

Çudia më e madhe…3 orë zgjat! Kafe, raki dhe dallavere… Dalin PAMJET nga vendi ku i vra Bujar Çela, bashkëfshatarët e pashqetësuar, mblidhen “kokë më kokë” për ta diskutuar

Por vrasja nuk ka shkaktuar as panik dhe shqetësime tek qytetarët, të cilët disa orë më pas janë mbledhur si gjithmonë për të konsumuar një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Featured image of article: Çudia më e madhe…3 orë zgjat! Kafe, raki dhe dallavere… Dalin PAMJET nga vendi ku i vra Bujar Çela, bashkëfshatarët e pashqetësuar, mblidhen “kokë më kokë” për ta diskutuar Bujar Çela

ELBASAN– Çudia më e madhe tre ditë zgjat! Por në Elbasan nuk ka zgjatur as tre orë. Dje, në orën 05.45 të mëngjesit u ekzekutua me breshëri plumbash Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, i cili është i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit.

Por vrasja nuk ka shkaktuar as panik dhe shqetësime tek qytetarët, të cilët disa orë më pas janë mbledhur si gjithmonë për të konsumuar një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Gazetarja Dorjana Bezat ka publikuar foton nga vendgjarja duke e shoqëruar edhe me një koment përkrah.

“Shqipëria në një foto! Kafe, raki dhe dallavere… Zero ndergjegje qytetare. Nuk kishin kaluar as 3 orë që në këtë lokal u bë shoshë nga plumbat një 62-vjeçar. Me heqjen e shiritave të policisë, “qytetarë” të shumtë, komentet për vrasjen e tij, i bënë duke pire kafe mbi gjakun ende të njomë në verandën e lokalit, ku 62-vjeçari dha shpirt. Fatkeqësia e vetme e tij ishte se kishte vëlla një kriminel. Vrasja, një gjë e zakonshme! Welcome to Elbasan City!,”-shkruan gazetarja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Ky i fundit akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Deri më tani ka pasur shoqërime por asnjë autor për ngjarjen.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment