LIVE UPDATES
Politike

Çuçi interpelancë me femerët, paralajmëron ata që nuk ulin çmimet: Do të gjeni belanë!

9 Prill 2019, 14:43 Nga DOSJA
Çuçi interpelancë me femerët, paralajmëron ata

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me disa fermerë, të cilët janë ankuar dhe protestojnë kundër politikave të qeverisë.

Një prej fermerëve ka replikuar me ministrin, pasi ky i fundit u shpreh se “Në paketën fiskale të 2019, e kemi zeruar TVSH-në për inputet bujqësore. Që do të thotë se inputetet bujqësore vijnë me një çmim 20% më të lirë”.

Sipas fermerit, pavarësisht kësaj që thotë ministri, çmimet jo vetëm që nuk janë ulur 20% por edhe janë rritur.

“Lidhur me plehrat, ministri tha se çmimi është ulur me 20%, ku janë hequr? Për ne ende nuk janë hequr. Unë kam faturat për këtë”, – tha ai.

Ministri iu përgjigj duke kërcënuar përgjegjësit, ku tha: “Faturën mos e fut në xhep, do të takohesh me një zyrtar menjëherë pas interpelancës dhe do të na thuash edhe vendin ku e ke marrë. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim. Këta që nuk ulin çmimet, apo edhe i kanë ngritur pavarësisht zerimit të TVSH-së për inputet bujqësore. Do të gjejnë belanë me këtë çështje”.

Duke iu përgjigjur një prej fermerëve i cili u ankua se për shkak të analizave të AKU nuk ka marrë dot mbështetje vitin e kaluar, tha se tashmë nuk do të ketë nevojë për analiza të AKU-së, por vetëm faturën tatimore.

“Në lidhje me problemin që ka pasur zotëria për mosmarrjen e një mbështetje vjet, për shkak të analizave të AKU. Edhe këtu ka një lajm të mirë, sepse për kompensimin që do japim për çdo litër qumësht nuk do të kërkojmë analiza, por vetëm faturën tatimore”, – tha ai.

Më tej ai u shpreh se çmimi nuk varet nga ata, por nga tregu dhe shëndeti i biznesit të grosistëve.

“Unë do të dëshiroja që grosistët, fabrikat, grumbulluesit, të mos e transportonin fare problemin tek fermeri duke i vënë një çmim të ulët.

Çmimi që ata do vendosin do të varet nga tregu, e dyta nga shëndeti i biznesit të tyre. Unë jam shumë i bindur që nuk do t’ua luajnë çmimin fermerëve që ua marrin gjithmonë qumështin. Unë kam kontaktuar me disa prej tyre, që thonë se nuk do e luajnë çmimin. Por pavarësisht kësaj, puna jonë është që të kompensojmë çdo lloj skenari deri tek ai më i keqi i mundshëm që ndodh me grosistët që do ulin çmimet”.

Ndërsa u pyet për çmimin e naftës për fermerët tha: “Për naftën, ky është një debat që e bëjmë vazhdimisht. Ne në ministri po mendojmë për të gjetur një formulë edhe për këtë gjë. Të shohim sesi mund ta rregullojmë regjimin e furnizimit me naftë të makinave bujqësore, me një çmim të zhveshur nga disa taksa, që nuk ka pse t’i paguajë fermeri”.

Kujtojmë se fermerët kanë dalë në protestë pas ulejs së TVSH-së së rimbursueshme nga 20% në 6%.  Po çfarë do të thotë kjo për fermerët. 

Ulja e TVSH-së së rimbursueshme

Sipas procedurës së mëparshme, çdo prodhues bujqësor, i cili aplikonte në regjimin e kompensimit të fermerëve me shkallë standarde 20% përfitonte kompensim, sipas një shpjegimi të Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry (AFI), të cilat që në fillim e kundërshtuan fort uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

Blerësi, person i tatueshëm, lëshonte një faturë tatimore për shitësin prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqësonte vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, përfshirë normën e kompensimit.

Kompensimi, që personi i tatueshëm blerës i ka paguar shitësit prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm dhe deklarohej në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura.

Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, tani do të jetë 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit do të jetë së paku trefish më e lartë. Qeveria e mori këtë masë nxitur nga kompensimet abuzive që po merrnin tregtarët në zonat prodhuese, Lushnjë dhe Fier.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi interpelancë me fermerët bledi çuçi interpelancë me fermerët

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni