
TIRANË- Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë më bashkë. Kjo tashmë është konfirmuar nga të dyja palët, megjithëse nuk dihet arsyeja, e ndarjes. Deri më tani dihej se çifti ishte ndarë në paqe, kjo për shkak edhe të mbështetjes që Ronela i dha Zerkës, kur publikoi këngën me Fifin.
Por duket se nuk është kështu. I ftuar tek “Shiko Kush Luan”, Zerka tha se ka fshirë gjithçka, kur Luana e pyeti se e ka bisedën e fundit me Ronela Hajatin në rrjetin social Whatsapp.
“I ke fshirë të gjitha”- pyeti Luana, teksa ai shtoi: “Po, po i kam fshirë të gjitha nuk kam lënë më asgjë!”
Mesa duket, nuk ka vend as për miqësi…
(F.g/dosja.al)