Bota

Çrregullimi i sistemit nervor autonom, (POTS) një tjetër sindromë që po lidhet me Covid-19

Një shkaktar i zakonshëm është një infeksion, siç është një virus. Tani disa mjekë besojnë se koronavirusi po shkakton çrregullimin në disa njerëz, duke dhënë një shpjegim për simptomat dobësuese, duke përfshirë rrahjet e shpejta të zemrës dhe lodhja e madhe pas një aktiviteti të vogël fizik.
Featured image of article: Çrregullimi i sistemit nervor autonom, (POTS) një tjetër sindromë që po lidhet me Covid-19 foto ilustruese

Disa pacientë që vuajnë nga Covid-19 për një kohë të gjatë, kanë më shumë mundësi trajtimi nëse mjekët i diagnostikojnë ata me një sindromë pak të njohur të quajtur POTS (sindroma e takikardisë ortostatike posturale). POTS është një formë e dis-autonomisë – një çrregullim i sistemit nervor autonom. Kjo degë e sistemit nervor rregullon funksionet që ne nuk i kontrollojmë me vetëdije, të tilla si rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, djersitja dhe temperatura e trupit. Karakteristikat kryesore të POTS janë simptomat specifike dhe rritja e ekzagjeruar e rrahjeve të zemrës kur qëndroni në këmbë.

POTS, është një çrregullim i sistemit nervor që mund të ketë një larmi shkaqesh dhe ka ekzistuar para Covid. Një shkaktar i zakonshëm është një infeksion, siç është një virus. Tani disa mjekë besojnë se koronavirusi po shkakton çrregullimin në disa njerëz, duke dhënë një shpjegim për simptomat dobësuese, duke përfshirë rrahjet e shpejta të zemrës dhe lodhja e madhe pas një aktiviteti të vogël fizik. Sipas ekspertëve lajmi i mirë është se ekzistojnë protokolle dhe trajtime për POTS. Ato përfshijnë një kthim gradual në aktivitetin fizik, duke parandaluar mpiksjen e gjakut në gjysmën e poshtme të trupit; konsumimi i shtuar i kripës dhe lëngjeve nëse presioni i gjakut është i ulët; dhe ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut, rrahjeve të zemrës dhe vëllimit të gjakut.

Por diagnoza sjell edhe sfida të reja: Edhe përpjekjet e lehta për të rifilluar aktivitetin fizik janë cilësuar të mundimshme për shumë pacientë post-Covid, për arsye që nuk janë ende të qarta. Pra, përmirësimi shpesh është mjaft i ngadaltë. Dhe është e rrallë që POTS të zhduket plotësisht edhe me trajtim. Mbetet e paqartë nëse pacientët me POTS, pas infektimit me Covid-19 do të ndjekin rikuperime të ngjashme me njerëzit me POTS jo të infektuar. Nuk dihet se sa pacientë post-Covid mund të zhvillojnë POTS. Në përgjithësi, POTS vlerësohet të prekë deri në 1% të popullsisë së botës, sipas një studimi të vitit 2018 në revistën mjekësore “Journal of Internal Medicine”. Çrregullimi mund të prekë burra dhe gra, por shumica e rasteve me POTS diagnostikohen tek gratë midis moshës 15 dhe 50 vjeç.

Instituti Johns Hopkins ka drejtuar një program të klinikës POTS për më shumë se tre vjet. “Pasi pashë një numër në rritje të pacientëve post-Covid me simptoma të ngjashme me POTS, vendosa të hapja një klinikë të re kushtuar tyre,” tregon Tae Chung, drejtori i klinikës “POTS Johns Hopkins”.

POTS zakonisht diagnostikohet me atë që një test të thjeshtë, i cili mat ndryshimet në rrahjet e zemrës, kur qëndron nga shtrirë në pozicion të drejtë. Nëse rrahjet e zemrës rriten me 30 rrahje në minutë ose më shumë, kur pacientët ngrihen drejt dhe kanë simptoma të tilla si marrja e mendve që është më e theksuar kur qëndron në këmbë, ekspertët besojnë se kanë POTS.

Tracy Tobiczyk, një stjuardesë 46-vjeçare në Brownstown, ka qenë në shtëpi që pas infektimit me Covid-19 në pranverë. Në korrik, ajo u pranua në universitetin e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Miçiganit dhe pas disa javësh përjetoi rrahje zemre të shpejta, madje edhr kur pushonte.

Mjekët e diagnostikuan atë me POTS. Para Covid, zonja Tobiczyk thotë se ajo ecte 4 deri në 5 milje çdo ditë. Tani, ajo  trefon se i merren mendtë kur qëndron në këmbë. Ajo thotë se nuk mund të qëndrojë ulur për më shumë se një orë për shkak të dhimbjes në gjoks dhe gulçimit, të cilën e krahason se ndihet sikur po mbytet.

Amro Stino është një profesor dhe bashkë-drejtor i laboratorit në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Miçiganit dhe një nga mjekët e zonjës Tobiczyk. Stino thotë se ai ka parë shumë pacientë post-Covid që kanë POTS, përgjithësisht gra të reja që më parë ishin shumë aktive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjekët paralajmërojnë që pacientët post-Covid duhet t’i kushtojnë vëmendje zemrës dhe mushkërive të tyre para se të idendifikohen me një diagnozë POTS për të përjashtuar problemet e tjera. Nëse një pacient ka miokardit, një gjendje tjetër e zakonshme post-Covid, rritja e konsumit të kripës dhe lëngjeve mund të shkaktojë dëmtime të mëtejshme të zemrës.

“Një nga arsyet që po krijoj një klinikë të veçantë është të sigurohem që këto simptoma nuk vijnë nga shkaqe të tjera, veçanërisht nga mpiksjet e gjakut”, thotë  Chung në Johns Hopkins.

Normat e rikuperimit të POTS ndryshojnë. Një studim i kohëve të fundit nga 42 pacientë të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor në Britani, zbuloi se shumica e pacientëve treguan disa përmirësime të simptomave pas dy vitesh por ende kanë këtë gjendje.

“Është një gjendje kronike”, thotë Lauren Stiles, president i “Dysautonomia International”, një organizatë jofitimprurëse.
Disa ekspertë besojnë se POTS mund të jetë autoimune në disa raste. Disa studime kanë treguar që pacientët me POTS kanë antitrupa që sulmojnë nervat autonomë në zemër dhe enët e gjakut.

Benjamin Levine, drejtor i Institutit për Shëndetësi dhe Mjekësi në “Texas Health Presbyterian”, zhvilloi “protokollin Levine”, një program stërvitje për pacientët POTS. Ai mendon se mund të jetë e parakohshme të diagnostikohen pacientët Covid me kushte si POTS kaq shpejt. Disa atletë, për shembull, mund të vuajnë nga atrofia e muskujve dhe dekondicionimi i shkaktuar nga pasiviteti gjatë rikuperimit.

“Kjo nuk do të thotë që ata kanë POTS por sigurisht që mund të kenë një fiziologji të ngjashme me POTS”, thotë Levine.

Ekspertë të tjerë thonë se dekondicionimi mund të përkeqësojë simptomat, por nuk po i shkakton ato.

Marrë nga GazetaSi

Etiketa:

Shto Koment