Bota

Çrregullimet serioze të trurit, tek njerëzit me simptoma të lehta të koronavirusit

Neurologët britanikë ditën e djeshme publikuan detaje të më shumë se 40 pacientëve me koronavirus në Britani të Madhe, komplikimet e të cilëve radhiteshin nga inflamacioni i trurit e deri tek sulmi në tru.
Featured image of article: Çrregullimet serioze të trurit, tek njerëzit me simptoma të lehta të koronavirusit Foto ilustruese

BRITANI E MADHE– Mjekëve mund t’u kenë ikur shenjat serioze dhe fatale të çrregullimeve mendore, të nxitura nga koronavirusi tek pacientët me simptoma të lehta, kanë paralajmëruar  shkencëtarët.

Ndërkohë sikurse shkruan TheGuardian, neurologët britanikë ditën e djeshme publikuan detaje të më shumë se 40 pacientëve me koronavirus në Britani të Madhe, komplikimet e të cilëve radhiteshin nga inflamacioni i trurit e deri tek sulmi në tru.

Në disa raste problemi neurologjik ishte simptoma e parë e kryesore e pacientëve, shkruan The Guardian.

Rastet, e botuara në revistën Brain, kanë zbuluar një rritje të një gjendje  kërcënuese shëndetësore, të quajtur encefalomielitis akute.

Në Institutin e Neurologjisë të UCL, rastet me Adem u rritën nga një muaj para pandemisë në dy ose tre në një nga javët e prillit dhe majit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një grup i madh pacientësh kishin inflamacion të sistemit nervor qendror, 10 kishin sëmundje të trurit me delirium ose psikozë, tetë kishin goditje në tru dhe një tetë të tjerë kishin probleme nervore periferike, kryesisht të diagnostikuara si sindromi Guillain-Barre, një reagim imunitar që sulmon nervat dhe shkakton paralizë. Sëmundja është fatale në 5% të rasteve.

“Ne po vërejmë sesi Covid-19 ndikon në trurin e njerëzve, gjë që nuk e kemi parë më parë tek viruset e tjera.”- deklaroi Michael Zandi, autor i studimit dhe konsulent në institutin dhe Kolegjin Universitar në Londër.

Këto raste shtojnë shqetësimet për efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19, të cilat i kanë lënë disa pacientë pa frymë dhe me lodhje sporadike, pasi janë pastruar nga virusi, derisa disa të tjerë ka përjetuar mpirje, dobësi dhe probleme të kujtesës.

Burimi: TheGuardian  

A.C/Dosja.al

Shto Koment