Psikologji

Ja disa nga çrregullimet e ankthit, prej të cilave mund të vuajnë fëmijët dhe adoleshentët!

Fëmijët dhe adoleshentët në ditët e sotme janë po aq të prekur nga këto çrregullime sa dhe adultët. Tek fëmijët ama është më e rrezikshme sepse ka më shumë shance të krijojë çrregullime të tjera nga pas nëse nuk trajtohen siç duhet.
Featured image of article: Ja disa nga çrregullimet e ankthit, prej të cilave mund të vuajnë fëmijët dhe adoleshentët!

TIRANË- Të gjithë njerëzit të mëdhenj dhe të vegjël përjetojnë emocionin e fuqishëm të ankthit. Ankthi është një emocion i cili vjen nga mekanizmi ynë mbrojtës, është krijuar për të na ruajtur ndaj situatave jo të sigurta dhe kërcënuese.

Megjithatë ka raste kur ankthi i kalon përmasat e tij normale, duke na konsumuar dhe duke ndërhyrë në jetën tonë të përditëshme.

Fëmijët dhe adoleshentët në ditët e sotme janë po aq të prekur nga këto çrregullime sa dhe adultët. Tek fëmijët ama është më e rrezikshme sepse ka më shumë shance të krijojë çrregullime të tjera nga pas nëse nuk trajtohen siç duhet.

Disa shkaqe për të cilat fëmijët mbushen me ankth dhe shqetësohen së tepërmi duke krijuar këto çrregullime:

-Performancat në shkollë ose në mjediset shoqërore.

-Siguria e pjestarëve të familjes.

-Të qenurit në kohë.

-Tërmetet, stuhitë apo ndodhitë natyrore edhe pse nuk mund të kenë hasur kurrë një të tillë. Disa simptoma që tregojnë se një fëmijë vuan nga çrregullimi i ankthit:

-Të qenurit shumë nervoz për tu ndjerë i aftë për tu përshtatur në mjediset shoqërore.

-Të qenurit perfeksionist. Të bërit e një veprimi disa herë derisa të arrijnë ta bëjnë në mënyrë perfekte. Kalojnë më shumë kohë seç duhet gjatë bërjes së detyrave të shkollës.

– Mungesë vetëbesimi. Kërkojnë  të ndihen të pranuar nga shoqeria dhe familja, pasi e mbarojnë një detyrë kërkojnë gjithnjë miratimin e të tjerëve nëse e kanë bërë saktë.

– Kanë dhimbje të shpeshta stomaku apo ankohen shpesh për gjendjen e tyre fizike, mundohen të shmangin të shkuarën në shkollë apo ambjentet sociale .

Prindërit duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi edukimit të fëmijëve dhe gjendjes së tyre emocionale. Ata nuk duhet të përdorin ndëshkimin si mënyrë edukimi, dhe çdo formë e dhunës, qoftë ajo psikologjike apo fizike, nuk duhet të ndodhë asnjëherë pasi është ekstremisht e dëmshme në formimin e karakterit të fëmijës tuaj.

Burimi: Kids Health 

E.C/Dosja.al

 

Shto Koment