Sport

Cristiano Ronaldo, tani quajeni “zotëria 750”, portugezi i uritur: Ndalesa tjetër është…

Më 14 tetor të vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo kishte shënuar golin e tij të 700-ë në karrierë dhe në pak më tepër se një vit ka arritur të dërgojë topin edhe 50 herë të tjera në rrjetë, ndërsa synimi është të kalojë numrin 800 të golave të shënuar
Featured image of article: Cristiano Ronaldo, tani quajeni “zotëria 750”, portugezi i uritur: Ndalesa tjetër është… Cristiano Ronaldo

ITALI-Pasi pushoi në fundjavë kundër Beneventos, Cristiano Ronaldo u rikthye në Ligën e Kampionëve më i uritur se kurrë. Në ndeshjen kundër Dynamo Kiev zhvilluar ditën e mërkurë, sulmuesi portugez shënoi në portën e ukrainasve, duke shkuar kështu në 750 gola në karrierë. 74 realizime me Juventusin, 450 me Real Madrid, 118 me Manchester United, 102 me Portugalinë dhe 5 me Sporting të Lisbonës.

Më 14 tetor të vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo kishte shënuar golin e tij të 700-ë në karrierë dhe në pak më tepër se një vit ka arritur të dërgojë topin edhe 50 herë të tjera në rrjetë, ndërsa synimi është të kalojë numrin 800 të golave të shënuar, pasi rekordi absolut botëror është vetëm 56 gola larg.

Golshënuesi më i mirë në botë është Josef Bican me 805 gola, i ndjekur nga Romario dhe 772 dhe Pele me 761 gola, ndërsa pikërisht parakalimi i legjendës braziliane është objektivi më i afërt i Cristiano Ronaldos.Përveç rekordit total të golave, Ronaldo synon të vendosë rekord edhe sa u përket golave të shënuar me përfaqësuesen, pasi deri tani ka shënuar 102 të tillë dhe është vetëm 7 gola larg rekordit të iranianit Ali Daei.

 

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

NË RRJETIN SOCIAL: NDALESA TJETËR ËSHTË 800 GOLA

“750 gola, 750 buzëqeshje, 750 momente të lumtura për tifozët tanë. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerët që më ndihmuan të arrij këtë shifër të rëndësishme. Falënderoj të gjithë kundërshtarët që më kanë nxitur të punoj çdo ditë e më fort, por mbi të gjitha falënderoj familjen time të mrekullueshme, që më ka qëndruar pranë në momentet e mira dhe të këqija. Ndalesa e radhës, 800 gola”,shkroi portugezi në Instagram mbrëmjen e djeshme.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment