Sport

Cristiano Ronaldo, mesazh dashurie për Georginën. Juvja e pret…

Portugezi është ende me pushime me partneren e tij. Eshtë planifikuar një takim midis agjentit Mendes dhe klubit të Juventusit për të vendosur fatin e tij
Featured image of article: Cristiano Ronaldo, mesazh dashurie për Georginën. Juvja e pret…
Përditësuar:

SPANJE – Cristiano Ronaldo nuk e humb kurrë një mundësi për të deklaruar të gjithë dashurinë e tij për Georginën. Fotoja e botuar nga kampioni i Juventusit (“Dashuria ime” në një jaht në Mallorca) menjëherë mori shumë pëlqime.

Komentet vinë nga tifozë nga e gjithë bota, të etur për të parë portugezin në fushë për sezonin e ri së shpejti. Trajneri Allegri nuk do ta gjejë atë të mërkurën në Continassa, duke qenë se sulmuesi portugez është ende me pushime dhe nuk i ka zgjidhur problemet për të ardhmen e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai duhet të kthehet në Torino pas një jave, jo para takimit vendimtar midis agjentit Jorge Mendes dhe klubit të Juventusit. Atje do të vendoset fati i CR7, në rast lamtumire, te “Zonja e Vjetër” do të nisin lëvizjet menjëherë për zëvendësimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment