Sport

Cristiano Ronaldo i thotë të gjitha për rivalin e tij: Ja çfarë më dallon nga Messi dhe pse është i shkëlqyer

Cristiano Ronaldo thekson se dallimi kryesor mes tij dhe Lionel Messit është se ai ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me disa klube të ndryshme. Messi një lojtar i shkëlqyer.
Featured image of article: Cristiano Ronaldo i thotë të gjitha për rivalin e tij: Ja çfarë më dallon nga Messi dhe pse është i shkëlqyer Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo thekson dallimet kryesore dhe betejën e vazhdueshme për titullin e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave mes tij dhe talentit argjentinas Lionel Messi.

Një pjesë tjetër e dokumentarit të Cristiano RonaldoS me DANZ, në serinë “The Making Of”, është publikuar sot, ku ylli portugez ka folur shumë për arritjet dhe qëlimet e tij për të siguruar një vend në historinë e futbollit.

Diferenca mes meje dhe Messi-t është se unë kam luajtur për klube të ndryshëm dhe kam fituar Champions League me klube të ndryshëm. Kam qenë golashënuesi më i mirë i Champions League për gjashtë sezone radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që kanë fituar pesë Champions League, për këtë arsye them se unë mund ta identifikoj veten me këtë kompeticion. Messi është një lojtar i shkëlqyer, i cili nuk do të mbahet mend vetëm për Topat e Artë të fituar, por edhe për faktin se më ka ndihmuar mua të përmirësohem vit pas viti. Unë zgjohem çdo mëngjes me idenë për t’u stërvitur në mënyrë që të arrij diçka më shumë, jo vetëm të fitoj para. Falë Zotit, paratë nuk më mungojnë, kështu që ajo që dua është të siguroj një vend në historinë e futbollit“.-shprehet ylli i Juventus Ronaldo.

E ndërsa Lionel Messi ka kaluar gjithë karrierën e tij te Barcelona, duke fituar katër Champions League.  34-vjeçari portugez ka fituar një Champions League me Manchester United në 2008-ën dhe katër të tjera me Real Madrid, duke përfshirë këtu tre radhazi nga 2016-ta në 2018-ën.

(D.K.Dosja.al)

 

Shto Koment