Sport

Cristiano Ronaldo fshin kritikat,ylli portugez arrin shifrën e 100 golave me Juven,bëhet futbollisti i parë në histori që…

Cristiano Ronaldo ka arritur 100 gola me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet (80 në Serie A, 14 në Champions League, 2 në Super Kupën e Italisë dhe 4 në Kupën e Italisë).
Featured image of article: Cristiano Ronaldo fshin kritikat,ylli portugez arrin shifrën e 100 golave me Juven,bëhet futbollisti i parë në histori që… Cristiano Ronaldo
Përditësuar:

ITALI-Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, Cristiano Ronaldo ka arritur 100 gola me fanellën e Juventusit në të gjitha kompeticionet (80 në Serie A, 14 në Champions League, 2 në Super Kupën e Italisë dhe 4 në Kupën e Italisë).

Një tjetër rekord i arritur për CR7: në historinë e klubit të Juventusit, askush para tij nuk kishte pasur sukses në tre vjet. Jo vetëm kaq: ylli portugez bëhet futbollisti i parë në histori i aftë të prekë një shifër të tillë me tre klube të ndryshme: Juventus, Real Madrid dhe Manchester United. Paulo Dybala gjithashtu shënoi 100 gola me Juven në të njëjtën ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment