Sport

“CR7 do lërë futbollin vetëm pasi të kalojë rekordin e Pele”, flet ish-shoku i skuadrës

"Nuk kam dyshim se ai dëshiron të luajë deri në moshën 40 vjeç. Mendoj se ka një plan të qartë për atë rekord"
Featured image of article: “CR7 do lërë futbollin vetëm pasi të kalojë rekordin e Pele”, flet ish-shoku i skuadrës Ronaldo, në fillimet e tij te Sportingu

Cristiano Ronaldo është 35 vjeç dhe nuk ka ndërmend të lërë futbollin. Sulmuesi i Juventusit ka shënuar 626 gola në 838 ndeshje të luajtura. Ai ka edhe një rekord, që e kërkon me ngulm.

Sipas Gary Neville, ish-shok skuadre i tij te Manchester United, CR7 do të kalojë legjendën Pele, i cili ka shënuar 650 gola në 694 ndeshje zyrtare. Pra, portugezi është vetëm 26 ndeshje larg. Le të themi që i duhet më pak se një sezon futbollistik për ta arritur këtë.

Një objektiv të tillë e ka zbuluar edhe Gary Neville, ish-shoku i skuadrës së Ronaldos te “Djajtë e Kuq”. “Kalimi i shifrës së Pele është një fiksim absolut i tij. Nuk kam dyshim se ai dëshiron të luajë deri në moshën 40 vjeç. Mendoj se ka një plan të qartë për atë rekord”, ka thënë Neville.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky është qëllimi i tij i vetëm, të provojë edhe përgjatë pjesës së mbetur të karrierës së e meriton të jetë më i madhi i të gjitha kohërave”, ka shtuar ish-mbrojtësi anglez.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment