Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
SHBA– Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e tyre për, siç thanë, agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës.
Deklarata vjen pas raporteve se Rusia ka rritur praninë e trupave të saj në kufi me Ukrainën dhe në Krime.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi në telefon me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, bisedoi me udhëheqës të lartë ushtarakë në Rusi dhe Ukrainë, njoftuan Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni.
Blinken riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën “përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë” dhe “shprehu shqetësim në lidhje me situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës”, tha Departamenti i Shtetit.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby, tha se Pentagoni është në dijeni për raportet e ushtrisë ukrainase, që flasin për lëvizjen e trupave ruse më pranë kufijve të Ukrainës.
“Veprimet destabilizuese të Rusisë i minojnë synimet për qetësim të situatës, që janë arritur përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në korrik të vitit të kaluar”, tha Kirby, duke iu referuar një armëpushimi të ndërmjetësuar nga OSBE-ja.
“Jemi duke i diskutuar me aleatët e NATO-s shqetësimet tona për këtë rritje të tensioneve dhe shkelje të armëpushimit”, tha Kirby.
Misioni i Posaçëm i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë raportoi për qindra shkelje të armëpushimit në ditët e fundit.
Më 26 mars, katër ushtarë ukrainas u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në pjesën lindore të vendit.
Ushtria ukrainase tha se ushtarët e saj u qëlluan me mortaja dhe fajësoi trupat ruse për sulmin. Rusia mohon se ka prani ushtarake në lindje të Ukrainës, ku i mbështet forcat separatiste.
Konflikti i vazhdueshëm midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës ka lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë.
Marrë nga REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRAZIL– Brazili shënoi muajin më vdekjeprurës nga koronavirusi në mars, tregojnë shifrat zyrtare.Rreth 66,570 njerëz vdiqën, apo dyfish më shumë se rekord...
Grushti i saj i majtë është pak më i fortë se i djathti, thotë traineri i Nancy Van Der Straeten. 74-vjeçarja belge ka një vështrim të ftohtë e të akullt...
SHBA– Presidenti i Amerikës, Joe Biden, mesa duket nuk i ‘pëlqen’ të ngjisë shumë shkallë. Pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë, kur u rrëzua tre herë në...
SHBA– Ashtu siç ishte premtuar nga Joe Biden, vaksinimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon me ritme të shpejta.Qendra për Kontrollin dhe Parandalim...
ITALI– Italia njoftoi se ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe se ka arrestuar një kapiten të marinës italiane të martën nën dyshimet për përfshirje e tyre në s...
SHBA– Presidenti Joe Biden bëri publik të mërkurën një plan mbi punësimin dhe infrastrukturën prej 2 trilionë dollarësh.“Infrastruktura jonë po shka...
SHBA– Aplikacioni social ‘Facebook’ ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e nuses së djalit të tij, Lara Trump.Ky pezullim ka të...
FRANCË – Ashtu si në shumë pjesë të tjera të botës, njerëzit në Francë janë lodhur duke respektuar kufizimet për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.Celine...
KALIFORNI– Të paktën katër persona kanë vdekur, përfshirë dhe një fëmijë, pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur në Kaliforninë e Jugut. Abc News shkruan se ng...
Ligjvënësi republikan Matt Gaetz nga Florida, një zë i njohur konservator në Kongres si dhe aleat i ngushtë i ish-Presidentit Donald Trump tha të martën se ndaj...