ShowbizTelevizion

Ç’po ndodh me organizatorët?/ Ndryshohet tradita e ‘Festivalit të RTSH-së’! Eventi nuk niset me këngën e Arilenës, fituesja e vitit të kaluar, stafi ‘harron’ t’i dërgojë festën

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RTSH dhe organizatorët e festivalit nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.
Featured image of article: Ç’po ndodh me organizatorët?/ Ndryshohet tradita e ‘Festivalit të RTSH-së’! Eventi nuk niset me këngën e Arilenës, fituesja e vitit të kaluar, stafi ‘harron’ t’i dërgojë festën Arilena Ara

TIRANË– Tradita e Festivalit të RTSH-së nuk u ndoq mbrëmjen e djeshme. Themi këtë pasi nata finale nuk u nis nga kënga fituese e vitit të kaluar, “Shaj” nga Arilena Ara, por nga një tjetër numër special.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se RTSH dhe organizatorët e festivalit nuk i kanë dërguar Arilenës as ftesën për t’u ngjitur në skenë e për të dhuruar trofeun siç është traditë.

Nuk dihet ende pse është vendosur kështu këtë vit, pasi siç dihet tradita e festivalit në Shqipëri kërkon që fituesi i edicionit të kaluar të ftohet nga organizatorët për të kënduar në skenë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbase producentët e këtij viti nuk janë në të njëjtin mendim siç ka qënë Vera Grabocka për fituesen e edicionit. Mbase nëse do kishte fiturar Elvana atëherë do dëgjonim në nisje të festivalit këngën fituese.

Ose… tradita po thyhet dhe Festivali i RTSH-së po vjen me risi të reja!!! Mbetet të presim reagimin e producentëve dhe stafit të festivalit për këtë zgjedhje të bërë.

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Ç’po ndodh me organizatorët?/ Ndryshohet tradita e ‘Festivalit të RTSH-së’! Eventi nuk niset me këngën e Arilenës, fituesja e vitit të kaluar, stafi ‘harron’ t’i dërgojë festën

  1. Si xhdo gje e peshtire qe bejme edhe ky festival nuk pati ndonje risi te gjith e dinin 3 muaj para kush do fitonte …nuk ja vlen te shihet …turp …skandaloze…pa pik vlere …e shije …

Shto Koment