Bota

NJOFTIM i rëndësishëm! Kryeministri italian, Giuseppe Conte nesër mbledh ministrat për të dhënë dorëheqjen

Ndër të tjera mediat shkruajnë se Conte mund t'i dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Mattarella më 26 janar dhe më pas të krijojë një koalicion të ri që do të formohej  nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve "të përgjegjshmit" të parlamentit.
Featured image of article: NJOFTIM i rëndësishëm! Kryeministri italian, Giuseppe Conte nesër mbledh ministrat për të dhënë dorëheqjen Giuseppe Conte
Përditësuar:

ITALI– Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet që nesër të mbledhe ministrat për të njoftuar dorëheqjen e tij nga posti. Corriera della Sera, bën me dije se pasi të japë dorëheqjen Conte pritet të formojë një qeveri, ku të ketë mazhorancën. Mediat italiane shkruajnë se ky vendim vjen pasi  sigurimi i votëbesimit në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat duket se nuk mjaftoi për të siguruar qëndrueshmërinë e qeverisë Conte.

Ndër të tjera mediat shkruajnë se Conte mund t’i dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit Sergio Mattarella më 26 janar dhe më pas të krijojë një koalicion të ri që do të formohej  nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshmit” të parlamentit.

Kryeministri sipas mediave italiane, synon të gjejë një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislaturës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kriza politike në shtetin fqinj nisi kur partia e Matteo Renzit Italia Viva tërhoqi dy ministrat, për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve sa i përket buxhetit të rimëkëmbjes dhe ndarjes së granteve të BE. Conte i mbijetoi votës së mosbesimit,  por ai nuk arriti të siguronte një shumicë absolute në Senat.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment