
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, Aeroporti ‘Nënë Tereza që prej një ore është pa drita.
Në një video që ka publikuar JOQ, një qytetar ka ngritur denoncimin duke thënë se shteti nuk ka marrë asnjë masë edhe në Aeroport nuk ka energji elektrike që prej një ore.
“Ça shteti kemi… Në aeropostin ‘Nënë Tereza” nuk ka drita që prej një ore. Faleminderit” – shkruan qytetari krahas videos.
Nuk dihet se pse mungojnë dritat në aeroport sakaq nuk ka asnjë informacion lidhur me situatën që mund të jetë krijuar në Aeroport për shkak të energjisë elektrike.
(A.k.dosja.al)