Aktualitet

COVID-19/ Epidemiologu publikon studimin: Si mund të shmanget përkeqësimi i situatës (KËSHILLAT)

Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria është ende në kohë për të menaxhuar situatën e COVID-19.
Featured image of article: COVID-19/ Epidemiologu publikon studimin: Si mund të shmanget përkeqësimi i situatës (KËSHILLAT) Ilir Alimehmeti, epidemiolog

TIRANË- Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim për vendet e Ballkanit Perëndimor për COVID-19 dhe thekson se rasti i Shqipërisë është ende i menaxhueshëm dhe mund të shmanget përkeqësimi i situatës.

Sipas Alimehmetit, në Shqipëri ende nuk ka një transmetim komunitar të COVID-19 dhe infektimet aktualisht po ndodhin në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë te semaforit.

Ai jep këshillat që duhet të mbahet maskë dhe të respektohet distancimi social.

Postimi i plotë i epidemiologut

Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perëndimor ne situatën epidemiologjike?❓

👉 Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

👉 “…Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

👉 OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund te përdoret për te përshkruar infektime qe janë shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.

Ne këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

👉 Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve.”

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

💚 E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

💛 E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

❤ E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

👉 Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

💛 Shqiperia – Grupe rastesh

💛 Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

💛 Mali i Zi – Grupe rastesh

❤ Kosova – Transmetim komunitar

❤ Serbia – Transmetim komunitar

❤ Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

💛 Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke: Ruajtur distancen fizike (2 metra) Ruajtur higjienen e rregullt te duarve Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

🚫 KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK.

Ndërkohë në Shqipëri, po rritet nga dita në ditë numri i viktimave dhe të infektuarve. Sot kanë humbur jetën 2 persona të tjerë të infektuar, mjeku 53-vjeçar Anibal Byberi dhe Anton Cuni, 28 vjeç. Sakaq, një ditë më parë MSH bëri me dije  5 persona të tjerë kanë humbur betejën nga COVID-19 dhe janë konfirmuar 123 raste të reja.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment