Bota

Covid19/ Kriza në Indi thellohet më shumë, kërkon ndihmë për furnizim me oksigjen, SHBA rinis vaksinimin me “Johnson&Johnson”

  • Merret vendimi, CDC dhe FDA rikthejnë injektimet me vaksinën “Johnson & Johnson”
  • Të premten u bë miratimi i rinisjes së vaksinës Johnson & Johnson në SHBA, e cila ishte e ndaluar për shkak se kishte patur shqetësime rreth mpiksjes së gjakut. Bashkimi Evropian tha se do të kishte mjaftueshëm doza që deri në fund të korrikut të jenë vaksinuar rreth 70% e të rriturve dhe ky është një lajm i mirë për Indinë.
    Featured image of article: Covid19/ Kriza në Indi thellohet më shumë, kërkon ndihmë për furnizim me oksigjen, SHBA rinis vaksinimin me “Johnson&Johnson”

    INDI– India është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19, me shifra alarmante dhe po kërkon ndihmë nga vendet e tjera për kurimin e pacientëve. Spitalet në Indi kanë nisur thirrje të menjëhershme për oksigjen. Mbi 700 pacientë të pranuar në spitale, kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Vetëm të premten India raportoi më shumë se 330,000 infeksione të reja – një rekord botëror – dhe 2,000 vdekje në një ditë të vetme.

    Ndërsa Japonia lajmëroi një gjendje të jashtëzakonshme në disa zona vetëm tre muaj para se të hapeshin Lojërat Olimpike.

    Të premten u bë miratimi i rinisjes së vaksinës Johnson & Johnson në SHBA, e cila ishte e ndaluar për shkak se kishte patur shqetësime rreth mpiksjes së gjakut. Bashkimi Evropian tha se do të kishte mjaftueshëm doza që deri në fund të korrikut të jenë vaksinuar rreth 70% e të rriturve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Njoftimi nga Brukseli erdhi ndërsa rregullatori i ilaçeve të Evropës tha se përfitimet e vaksinës AstraZeneca të rrënuar nga polemikat u rritën me kalimin e moshës – dhe përsëriti se ajo duhet të përdoret pavarësisht lidhjeve me mpiksjet e rralla të gjakut.

    (e.k/dosja.al)

    • 7:54

      15 raste me mpiksje gjaku në tru/ Merret vendimi, CDC dhe FDA rikthejnë injektimet me vaksinën “Johnson & Johnson”, kusht paralajmërimi për rrezikun

      Vaksina

      Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrimin e Ushqimit dhe Barnave ka hequr pauzën 10-ditore mbi vaksinën Johnson & Johnson, por do të lëshojnë një “fletushkë” për stafin mjekësor duke i paralajmëruar ata për potencialin që kjo vaksinë mund të ketë për mpiksjen e gjakut. Ky fenomen është hasur rrallë por në raste serioze.  Dr. Peter Marks, drejtor i Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve, tha se injektimet do të rifillojnë menjëherëe pas njoftimit të bërë. Po ashtu Marks tha se FDA kishte përgatitur fletushka edhe për pacientët. Drejtoresha e CDC, Dr. Rochelle Walensky, shprehu mbështetjen e saj për “rikthimin” e injektimeve me vaksinën edhe pse anëtarët e panelit votuan kundër planit, pasi donin një paralajmërim më specifik për gratë, të cilat dukeshin se ishin më të prekshme nga mpiksjet e gjakut. Deri më tani ka 15 raste të konfirmuara me mpiksjen e gjakut, të cilat kanë të bëjnë me numrin e ulët të trombociteve pas marrjes vaksinës J&J. Mprija ndodh në venat afër sipërfaqes së trurit, një gjendje e quajtur “tromboza e sinusit venoz cerebral”. Ekspertët paralajmërojnë rastet janë të rralla. 15 në gati 8 milion injektime. Megjithatë gratë nën moshën 50 vjeç duket sikur janë më të rrezikuara.

    Shto Koment