Aktualitet

COVID19 i merr jetën 35-vjeçarit tek Shefqet Ndroqi, një ditë para vdekjes dha intervistë: U infektova në restorant, është një virus i rëndë

I riu tha një ditë para se të vdiste se është infektuar në punë, dhe se nuk e ka kuptuar sesi gjendja e tij është rënduar.
Featured image of article: COVID19 i merr jetën 35-vjeçarit tek Shefqet Ndroqi, një ditë para vdekjes dha intervistë: U infektova në restorant, është një virus i rëndë Foto ilustruese

TIRANE- Një 35-vjeçar është ndarë nga jeta për shkak të komplikacioneve me COVID19. I riu, një ditë para se të vdiste ishte pjesë e pacientëve që u intervistuan nga Report Tv, në një speciale brenda ambienteve të spitalit COVID2, (Shefqet Ndroqi). I riu tha një ditë para se të vdiste se është infektuar në punë, dhe se nuk e ka kuptuar sesi gjendja e tij është rënduar.

“Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari që raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi gjendja e tij është përkeqësuar papritur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “COVID19 i merr jetën 35-vjeçarit tek Shefqet Ndroqi, një ditë para vdekjes dha intervistë: U infektova në restorant, është një virus i rëndë

  1. Si ka mundësi që një ditë më parë është në gjendje të japë intervistë dhe të nesërmen vdes!!!?
    Mos është vrasje….pa dashje?

Shto Koment