Aktualitet

COVID19 bën kërdinë në Gjirokastër, mbyllen tri fasoneri dhe drejtoria e Tatimeve (DETAJET)

Situata në qarkun jugor është e rëndë, pasi qëndron i dyti pas Tiranës për nga numri i të infektuarve.
Featured image of article: COVID19 bën kërdinë në Gjirokastër, mbyllen tri fasoneri dhe drejtoria e Tatimeve (DETAJET) Foto ilustruese
Përditësuar:

GJIROKASTËR-Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur tri fasoneri në qytet dhe pjesërisht Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, për shkak të COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë gjobitur 4 të infektuar pme nga 700 mijë lekë të rinj për thyerje karantine.

Fasoneritë e mbyllura janë 2 në Përmet dhe 1 në Gjirokastër. Puna për të parandaluar shtimin e rasteve të reja vazhdon, ku në spitalin “Omer Nishani”  është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtoria e Tatimeve në qytet u mbyll pasi 7 nëpunës të institucionit rezultuan si të prekur me COVID-19.  Situata në qarkun jugor është e rëndë, pasi qëndron i dyti pas Tiranës për nga numri i të infektuarve.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment