Aktualitet

COVID-19/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Dy mjekë të spitalit “Shfeqet Ndroqi” janë shëruar

Ministrja njofton se dy mjekë të spitalit “Shfeqet Ndroqi” kanë fituar betejën me COVID-19.
Featured image of article: COVID-19/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Dy mjekë të spitalit “Shfeqet Ndroqi” janë shëruar Foto e publikuar nga ministrja

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot lajmin se dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”, që ishin të infektuar me COVID-19 janë shëruar. Ministrja ka njoftuar se ka shkuar në 8 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar.

“#COVID-19 Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit PublikShkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës🙏🏼 Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛”, shprehet ajo në një postim në Facebook. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri janë 197 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 33 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda

J.V/Dosja.al 

Shto Koment