LIVE UPDATES
Ekonomi

COVID rriti me shpejtësi vdekjet ne Europë në mars-prill, në Shqipëri ritmi ishte shumë më i ulët, rekordi u shënua në

25 Qershor 2020, 05:14 Nga DOSJA
COVID rriti me shpejtësi vdekjet ne Europë në mars-prill, në

SHQIPËRI: Numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 u rrit me shpejtësi në disa shtete anëtare të BE-së, në fillim të marsit 2020, raportoi Eurostat.

Në 21 vendet anëtare ka pasur rreth 140,000 vdekje më shumë gjatë javëve 10-17 (Mars – Prill) në vitin 2020 sesa numri mesatar i vdekjeve gjatë të njëjtës periudhë gjatë katër viteve 2016 deri në 2019. Kulmi i vdekjeve shtesë në krahasim me mesataren javore në 2016-2019 ishte në javën 14 (fundi Mars – fillimi i Prillit) 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat në javën e fundit të shkurtit (java 9), rajoni Lodi, në Itali, i kishte vdekjet  dy herë më të larta se në të njëjtën javë të katër viteve të mëparshme. Në javën e 10-të në rajonet italiane Bergamo dhe Kremona vdekjet ishin  jashtëzakonisht të larta.

Java e 11 tregon grupin e rajoneve veriore italiane me një numër vdekjesh në rritje, duke përfshirë Piacenzën, Parmën, Brescian. Këto Rajone përjetuan një numër i madh vdekjesh në javën e 12, ndërsa rajonet spanjolle Soria, Segovia, Madridi, si dhe Haut-Rhin në Francë, pësuan rritje të vdekjeve me tre herë sesa në të njëjtat javë në 2016-2019.  Në javët 13-14, zonat më të goditura gjithashtu përfshijnë rajonet spanjolle Guadalajara, Ciudad Real dhe Albacete.

Eurostat raporton se rritja e vdekshmërisë në javët 10 deri në 17 preku më shumë burrat se gratë, me një diferencë prej 30%. Rritja e vdekshmërisë ishte me e lartë për moshën 70 vjeç.

Shqipëria kishte numrin më të lartë të vdekjeve në 2017-n

Në Shqipëri të dhënat mbi vdekjet nga Drejtoria e Gjendjes Civile, tregojnë për një rritje të vdekjeve në të njëjtën periudhe, por me një ritëm shumë më të ulët se në BE. Në Shqipëri kishte 108 vdekje më shumë në mars -prill më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa për 4 mujorin, janar-prill 2020, në total në vend janë raportuar 7,878 vdekje, ose 65 në ditë, nga 67 në ditë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rënie me rreth 2.7%, ose 215 vdekje më pak.

Qarqet me vdekjet më të larta gjatë fazës së parë të pandemisë  (mars-prill) ishin Fieri me 74 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, Elbasani me 53 vdekje më shumë dhe Lezha me 48.

Ndonëse ka një rritje të jetëve të humbura në mars-prill, të dhënat tregojnë se ato nuk vijnë nga zonat e nxehta, ku ka pasur më shumë raste të shfaqura të COVID-19. Nga 12 qarqe është shënuar rënie e vdekjeve në 5 prej tyre, përfshirë Shkodrën (-15 vdekje) dhe Durrësin (-24), të dyja zona aktive me raste të shumta të COVID-19. Rënia është konstatuar dhe në Kukës (-31), Dibër (-12), Korçë (-16).

Të dhënat për tremujorin e parë nga INSTAT, tregojnë se niveli më i lartë i vdekjeve në vend gjatw 6 viteve tw fundit ishte 2017-n, me 75 vdekje në ditë, përkundrejt 65 në muajt e parë të 2020-s.

Ne vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik vendi u përball me një epidemi gripi. Sipas grafikut në fund, (gripi në Shqipëri për sezonin 2018-2018) në muajin janar të vitit 2017 gripi sezonal u përhap në masë, në rang epidemie me një rritje të lartë në raport me të njëjtin sezon të viteve të mëparshme dhe të viteve pasuese. Në atë periudhë, qeveria vendosi dhe mbylljen e çerdheve dhe kopshteve për gati një javë, duke shtyrë pushimet e janarit (shiko vendimin në fund).

Mjekët pohojnë se në vdekshmërinë e ulët nga Covid-19 ka ndikuar pozitivisht dhe izolimi i shpejtë në javën e dytë të marsit, me shfaqjen e rasteve të para të të infektuarve në vend.

Teksa me heqjen e masave kufizuese, Europa është duke parë një rënie drastike të numrit të vdekjeve,  në Shqipëri po shënohet një rritje e tyre me ritme edhe më të larta se gjatë kulmit të pandemisë. Përgjatë në muaji që nga hapja numri i vdekjeve shkoi në 48 nga 31 që ishin gjatë dy muajve të pandemisë, nga Covid-19.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi vdekjet në shqiperi koronavirusi ne shqiperi vdekjet në shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni