Aktualitet

Ekspertët në Shqipëri japin alarmin: Kujdes! Ja se si Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë

Shefja e epidemiologjisë në ISHP thotë se deri në mes të Gushtit, Shqipëria do vijojë të regjistrojë raste të shumta më koronavirus. Vetëm pas kësaj data pritet të kemi një ulje të kurbës së infeksionit.
Featured image of article: Ekspertët në Shqipëri japin alarmin: Kujdes! Ja se si Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë Foto ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Përhapja e Covid-19 në komunitet ka bërë që të preken edhe 20-vjeçarë. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se për shkak të agresivitetit të virusit, edhe të rinjtë kanë përfunduar në spital, madje edhe duke u ndjekur me oksigjen.

“Kemi një zgjerim të fashës të moshës së prekur tek 20, 30 dhe 40 vjeç. Prekja e kësaj grupmoshe ka shfaqur raste me simptomatikë të ashpërsuar, raste që kemi në intubim që janë të grupmoshës 25-30 vjeç”.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP thotë se deri në mes të Gushtit, Shqipëria do vijojë të regjistrojë raste të shumta më koronavirus. Vetëm pas kësaj data pritet të kemi një ulje të kurbës së infeksionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sipas të gjitha projeksioneve dhe përllogaritjeve që nga ana stastistikore dhe staticienët e ISHP kanë përcaktuar, parashikohet që edhe në dy tre javët në vijim do të kemi të njëjtin trend të rritur të rasteve të konfirmuara covid pozitiv”.

Një nga masat e cila sipas specialistëve do të reduktojë numrin e personave të infektuar është detyrimi për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në ato vende ku nuk mund të ruhet distancimi fizik.

Marrë nga TV Klan

Shto Koment