Bota

Covid nuk zhduket lehtë/ Mbi 27 milionë të infektuar në mbarë botën, lehtësohen masat e koronavirusit në Hong Kong

  • “Kina do ketë në dorë SHBA-në”/ Trump dhe Biden përplasen për vaksinën e koronavirusit
  • Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 27,497,147 dhe kanë vdekur 896,957 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 19,593,511 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurëës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
    Featured image of article: Covid nuk zhduket lehtë/ Mbi 27 milionë të infektuar në mbarë botën, lehtësohen masat e koronavirusit në Hong Kong Foto ilustruese

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,485,575 të infektuar dhe janë shënuar 193,534 vikitma. Gjithashtu COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.
    Edhe në Meskisë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 67,781, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 223 pacientë me Covid-19.

    Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 127,001 viktima dhe 4,147,794 milionë të infektuar.
    Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 17,871.

    Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,144 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 10 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

    Në Hong Kong ka nisur lehtësimi i masave të vendosura më herët nga qeveria për frenimin e koronavirusit. Mediat e huaja kanë raportuar se do të rihapen shumë vendet sportive, pasi numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm. Javën e kaluar janë rihapur palestrat dhe sallonet e masazhit, ndërsa është shtuar orari për restorantet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,553 viktima dhe në Francë 30,724 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 29,418.

    Burimi:  TheGuardian

    A.C/Dosja.al

    • 12:27

      Lajmi i mirë nga Gjermania/ Biontech dhe kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” fillojnë fazën e tretë të testimit të vaksinës anti-Covid

      Foto ilustruese

      Kompania Biontech me bazë në Mainz  të Gjermanisë ka kaluar një tjetër pengesë në garën e prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit. Biontech  ka bashkëpunuar me kompaninë farmaceutike amerikane “Pfizer” për prodhimin e vaksinës e cila do të testohet në Gjermani. Mediat e huaja kanë shkruar se teksa deri më tani prodhimi i kësaj vaksine ka dhënë rezultat pozitiv do të nisë faza e tretë e testimit.  “Kur të kërkoni për një vaksinë, kompania me bazë në Mainz të Gjermanisë “Biontech” dhe partneri i saj amerikan ‘Pfizer’ tregojnë se kanë arritur sukses. Ata do të lejohen të testojnë ilaçin e tyre në Gjermani, pasi Instituti Paul Ehrlich e ka miratuar studimin klinik si të realizuar me sukses.”- është shprehur Biontech.  Përshpejtoni procesin e miratimit Nëse studimi klinik konfirmon efektivitetin e vaksinës, një qendër studimi në Gjermani mund të përshpejtojë procesin e miratimit në këtë vend. Biontech dhe Pfizer po planifikojnë ta aplikojnë vaksinën në muajin tetor. Nëse autoritetet bien dakord, të dy kompanitë thonë se ata mund të prodhojnë 100 milion doza vaksine deri në fund të vitit 2020. “Një studim i madh, i cili është në fazën e tretë është një parakusht thelbësor për të demonstruar pa mëdyshje sigurinë dhe efektivitetin e një vaksine. Integrimi i qendrave të studimit në Evropë dhe në Gjermani ka qëllimin specifik të mbështetjes së miratimit lokal.”- ka thënë bashkëthemeluesi i Biontech Ugur Sahin. ‘Curevac’ merr 252 milion euro nga qeveria federale Kompania bioteknike e “Tübingen Curevac” do të marrë 252 milion euro nga qeveria federale për kërkimet e saj për një vaksinë kundër koronavirusit. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i kompanisë. Muaj më parën autoritetet në Gjermani nisën një program të veçantë për të përshpejtuar kërkimin mbi vaksinat e nevojshme urgjente kundër virusit vdekjeprurës. Në fund të korrikut, ministria njoftoi se të dy kompanitë ‘Curevac’ dhe ‘Biontech’ dhe kompania IDT Biologika nga Dessau-Roßlau ishin paralajmëruar për financim “nga një bord këshillues ekspert”, në vlerën 750 milion euro. Shënim: Në një version të mëparshëm të artikullit Biontech ka deklaruar se është kompania e dytë gjermane e lejuar të hyjë në fazën më të rëndësishme të provës klinike në Gjermani. Sidoqoftë, është kompania e parë në Gjermani që fillon një pjesë të ‘Fazës III’ në Gjermani, e cila do të kryhet në të gjithë botën.

       

    • 10:59

      Ishte epiqendra e COVID-19/ Kina shpall fitoren me pandeminë e koronavirusit: Kaluam një provë historike

      Presidenti kinez, Xi Jinping.

      Pandemia e koronaviurusit shpërtheu në Wuhan të Kinës që prej muajit janar të këtij viti, por sot kur bota mbarë po përballet me këtë virus vdekjeprurës, Kina ka shpallur fitoren me Covid-19. Partia Komuniste e Kinës mbajti një ceremoni për të nderuar viktimat e Covid-19. Lideri kinez, Xi Jinping deklaroi se vendi i tij kishte kaluar një “provë historike”, duke e quajtur të mbyllur luftën kundër koronavirusit.  Presidenti Xi tha se Kina veproi në mënyrë transparente gjatë gjithë shpërthimit dhe ia doli të shpëtojë dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën. Pavarësisht deklaratave zyrtare nga Kina, jo të gjitha shtetet janë dakord me të. Presidenti amerikan, Donald Trump që prej momentit të shpërthimit të pandemisë në SHBA ka akuzuar Kinën se ka fshehur të dhëna të rëndësishme lidhur me kohën kur ka shpërthyer virusi, duke i gjetur shtetet e tjera të papërgatitura për këtë “luftë”.  Ditën e sotme në nderimin viktimave të Covid-19, nuk u përmend Dr Li Wenliang, i cili u ndëshkua pasi ishte i pari që dha alarmin për një sëmundje të re infektive në Wuhan, i cili vdiq më vonë nga virusi. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,144 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 10 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

    Shto Koment