KRYESORET
Aktualitet

Covid në vitin 2021 nuk kurseu as femrat, rritje 28% e fataliteteve për 9-mujorin

20 Janar 2022, 06:09 Nga DOSJA
Covid në vitin 2021 nuk kurseu as femrat, rritje 28% e fataliteteve

SHQIPËRI – Covid-19 ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë në vend edhe për 9-mujorin e vitit 2021. Sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton edhe të dhënat për Shqipërinë në bazë javore, fatalitetet për 37 javët e vitit 2021 (deri në muajin shtator) u rritën gjithsej me 33.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur vendi ishte në një periudhë normale, duke arritur në 21.1 mijë jetë të humbura në total.

Por, ndryshe nga viti 2020, kur vdekshmëria shtesë ishte shumë më e lartë te meshkujt në raport me femrat, në vitin e dytë të pandemisë, Covid-19 nuk ka kursyer as femrat. Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, për 9-mujorin 2021, fatalitetet e femrave u rritën me rreth 28%, duke arritur në gati 9,400.

Megjithatë, meshkujt vazhdojnë të jenë më të goditur nga pandemia. Për të njëjtën periudhë, fatalitItet e kësaj gjinie u rritën me 38.5%, duke arritur në rreth 11.7 mijë humbje jete. Për 9-mujorin 2021, vdekjet e meshkujve zinin 55.5% të totalit, nga 53.5% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të vitit normal 2019. Në vitin 2020, në kulmin e pandemisë, vdekjet e meshkujve arritën deri në 60% të totalit.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Të dhënat sipas javëve tregojnë se periudha më e vështirë e vitit 2021 ishte muaji shkurt. Në javën e tretë të shkurtit 2021, fatalitetet tek meshkujt u rritën me 162% dhe në dy javët në vijim sërish ishin dyfish më të larta sesa periudhat përkatëse të 2019-s. (Shiko grafikun: Vdekjet e meshkujve, sipas javëve deri në shtator, 2019 dhe 2021)

Po në javën e tretë të shkurtit, edhe fatalitetet tek femrat u rritën me 117%. (shiko grafikun)

Pandemia erdhi duke u qetësuar gradualisht dhe nga periudha e verës vdekjet u normalizuan duke qenë pothuajse në nivelet e para pandemisë. Por nga fundi i gushti dhe shtatori, virusi e nxori sërish kokën. Në javën e 37 të vitit, fatalitetet u dyfishuan te meshkujt dhe u rritën me 865 te femrat, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dhënat krahasuese të Eurostat dhe statistikave kombëtare rajonale tregojnë se Shqipëria është nga vendet që ka shënuar humbje më të mëdha të jetëve të njerëzve nga pandemia, që nisi në mars 2020. Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019. (monitor)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë