Aktualitet

COVID në spitalin e Elbasanit! Infektohet me koronavirus zyrtari i shëndetësisë në Elbasan

Infektohet me koronavirus zyrtari i shëndetësisë në Elbasan.
Featured image of article: COVID në spitalin e Elbasanit! Infektohet me koronavirus zyrtari i shëndetësisë në Elbasan Foto ilustruese

ELBASAN– Drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësore në Elbasan ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Një pjesë e stafit është karantinuar pasi mësuan se drejtori ishte infektuar, ndërkohë që pritet që t’u bëhet tamponi nëse janë prekur. Ende nuk dihet nëse puna vijon normalisht në institucion apo puna do të ndërpritet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në Elbasan u regjistruan 6 raste me koronavirus. 489 raste me virus në 24 orët e fundit nga 1954 testime që janë bërë, ndërkohë që janë shënuar 6 viktima.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment