
RUSI-Rusia ka regjistruar ditën e sotme numrin më të madh të të infektuarve ditor me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ditën e sotme janë regjistruar 29, 039 raste të reja të infektuar me Covid, ndërsa 457 persona të tjerë kanë humbur jetën.
Rusia është vendi i 4-t në botë për nga personat e infektuar me Covid. Vala e dytë e pandemisë e ka goditur shumë këtë shtet duke e bërë që të fillojë dhe vaksinimin e njerëzve me vaksinën Sputnik V. Vaksinimi filloi ditën e djeshme për të gjithë personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut. Autoritetet kanë deklaruar se njerëzit mund ta blejnë vaksinën në 70 klinika të ndryshme shtetërore për 26 dollarë.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Rusi janë regjistruar 2,460,770 persona me Covid ndërsa 43,141 të tjerë kanë humbur jetën.
(I.A/dosja.al)